---
title: "Gruaja e ngrënshme | Botime PEGI"
description: "Botimi i këtij libri u realizua me mbështetjen financiare të Canada Council for the Arts. Marianë MekAlpin është një vajzë e miredukuar dhe e arsimuar, jeton në…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/gruaja-e-ngrenshme-bb00cf12"
meta:
  "og:description": "Botimi i këtij libri u realizua me mbështetjen financiare të Canada Council for the Arts. Marianë MekAlpin është një vajzë e miredukuar dhe e arsimuar, jeton në…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/gruaja-e-ngrenshme-bb00cf12/gruaja-e-ngrenshme.jpg"
  "og:image:alt": "Gruaja e ngrënshme"
  "og:title": "Gruaja e ngrënshme | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Gruaja e ngrënshme**

Margaret Atwood • 2024

![Gruaja e ngrënshme](https://botimepegi.al/uploads/books/gruaja-e-ngrenshme-bb00cf12/gruaja-e-ngrenshme.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/en/utopik-distopik/19884-gruaja-e-ngrenshme.html)

# **Gruaja e ngrënshme**

**Autor:**[Margaret Atwood](https://botimepegi.al/authors/margaret-atwood-bb00cce6)

**1200 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-371-77-5</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>401</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2024</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Jerina Dushku</dd></dl>

***Botimi i këtij libri u realizua me mbështetjen financiare të Canada Council for the Arts.***

  

  

Marianë MekAlpin është një vajzë e miredukuar dhe e arsimuar, jeton në Toronto dhe është e fejuar me një avokat me të ardhme premtuese. Punon në një ndërmarrje që merret me hulumtimin e tregut, ku në pozicionet drejtuese janë të gjithë burra. Ndonëse është vajzë ambicioze, sërish kërkon të jetë “normale”, ndaj vendos të plotësojë kërkesat e të fejuarit dhe të shoqërisë dhe pret të martohet me shpresën se martesa do t’ia japë vendin që meriton. Kthesa e papritur ndodh kur njihet me Dankenin, i cili i shpërfill të gjitha rregullat shoqërore dhe, ndryshe nga Mariana, është i vendosur të shprehë gjithë individualitetin e vet. Rebelimi i vajzës nis pavetëdijshëm nga vetë trupi i saj, i cili fillon të refuzojë ushqimin: në krye mishin, pastaj vezët, perimet, ëmbëlsirat, farat e kungullit... çdo gjë. Përveçse nuk fut gjë në gojë, ajo ndien se po e hanë. Mariana do të donte të ndihej e tretur nga pasioni, por gjithçka ndien është... konsumimi ditë pas dite. Personaliteti i saj, i mbajtur nën fre për një kohë të gjatë, shpërthen në një varg sjelljesh të çuditshme dhe të pahijshme, duke ndryshuar përgjithmonë rutinën e saj të qëndrueshme e të qetë. Përmes ushqimit dhe të ngrënit, Atwood tregon rebelimin e gruas ndaj një shoqërie moderne dhe të dominuar nga meshkujt. “Gruaja e ngrënshme” është romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi. “Gruaja e ngrënshme” është një vepër brilante dhe e fuqishme, e mbushur me ironi dhe metafora, një kryevepër e paharrueshme shkruar nga një mjeshtre e vërtetë e letërsisë bashkëkohore.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/gruaja-e-ngrenshme-bb00cf12#webpage","@type":"WebPage","description":"Botimi i këtij libri u realizua me mbështetjen financiare të Canada Council for the Arts. Marianë MekAlpin është një vajzë e miredukuar dhe e arsimuar, jeton në…","name":"Gruaja e ngrënshme","url":"https://botimepegi.al/books/gruaja-e-ngrenshme-bb00cf12","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/gruaja-e-ngrenshme-bb00cf12#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/gruaja-e-ngrenshme-bb00cf12"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/gruaja-e-ngrenshme-bb00cf12#book","@type":"Book","description":"Botimi i këtij libri u realizua me mbështetjen financiare të Canada Council for the Arts. Marianë MekAlpin është një vajzë e miredukuar dhe e arsimuar, jeton në…","name":"Gruaja e ngrënshme","numberOfPages":401,"url":"https://botimepegi.al/books/gruaja-e-ngrenshme-bb00cf12","author":{"@type":"Person","name":"Margaret Atwood","url":"https://botimepegi.al/authors/margaret-atwood-bb00cce6"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-371-77-5","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2024-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/gruaja-e-ngrenshme-bb00cf12#product","@type":"Product","description":"Botimi i këtij libri u realizua me mbështetjen financiare të Canada Council for the Arts. Marianë MekAlpin është një vajzë e miredukuar dhe e arsimuar, jeton në…","name":"Gruaja e ngrënshme","sku":"978-9928-371-77-5","url":"https://botimepegi.al/books/gruaja-e-ngrenshme-bb00cf12","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/gruaja-e-ngrenshme-bb00cf12#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1200","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/gruaja-e-ngrenshme-bb00cf12","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/gruaja-e-ngrenshme-bb00cf12#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Gruaja e ngrënshme","item":"https://botimepegi.al/books/gruaja-e-ngrenshme-bb00cf12","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/gruaja-e-ngrenshme-bb00cf12/gruaja-e-ngrenshme.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/gruaja-e-ngrenshme-bb00cf12/gruaja-e-ngrenshme.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/gruaja-e-ngrenshme-bb00cf12/gruaja-e-ngrenshme.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/gruaja-e-ngrenshme-bb00cf12/gruaja-e-ngrenshme.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
