---
title: "Gurët e vetmisë | Botime PEGI"
description: "E shkuara, e sotmja dhe e ardhmja gërshetohen dhe rrjedhin lirshëm nga njëra te tjetra si të ishin enë komunikuese, retrospektiva dhe kujtimet herë pas here bëh…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/guret-e-vetmise-bb00ce1c"
meta:
  "og:description": "E shkuara, e sotmja dhe e ardhmja gërshetohen dhe rrjedhin lirshëm nga njëra te tjetra si të ishin enë komunikuese, retrospektiva dhe kujtimet herë pas here bëh…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/guret-e-vetmise-bb00ce1c/guret-e-vetmise.jpg"
  "og:image:alt": "Gurët e vetmisë"
  "og:title": "Gurët e vetmisë | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Gurët e vetmisë**

Tom Kuka Enkel Demi • 2018

![Gurët e vetmisë](https://botimepegi.al/uploads/books/guret-e-vetmise-bb00ce1c/guret-e-vetmise.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/sq/7883-guret-e-vetmise.html)

# **Gurët e vetmisë**

**Autor:**[Tom Kuka Enkel Demi](https://botimepegi.al/authors/tom-kuka-enkel-demi-bb00ccf8)

**800 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-233-17-2</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>210</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2018</dd></dl>

E shkuara, e sotmja dhe e ardhmja gërshetohen dhe rrjedhin lirshëm nga njëra te tjetra si të ishin enë komunikuese, retrospektiva dhe kujtimet herë pas here bëhen njësh, dhe vetë personazhet gjenden në një kohë të pakohë. Boshti i romanit përsillet rreth masakrës së Paramithisë, ku 72 burra, bujarë të dyerve më të mëdha çame u thirrën nga mitropoliti grek kinse për të vendosur paqen mes palëve, por u prenë në besë dhe u vranë të gjithë në përroin e Selanit. Shpirtrat e tyre, të ngecur mes dy botësh, nuk gjejnë paqe dhe përsillen mbi një barkë në lumë, si Karonti që shpinte të vdekurit në Had. Avduli fantazmë kërkon të paralajmërojë jo vetëm të birin, në të ardhmen, por edhe Feritin, në të shkuarën për mynxyrën e madhe që po gatitet. Oguret e zeza që përshkojnë kohërat duan ti nxitin njerëzit të lënë laçkë e plaçkë e të ikin, të shpëtojnë kokën. Armiku kërkon jo vetëm kamjen e tyre, por të ndërrojnë gjuhë e emër, të asimilohen krejtësisht, derisa tu shuhet fara. Autori ka ditur të tregojë me mjeshtëri jetën e përditshme të fshatit, të ndarë vetëm teorikisht mes kaurësh dhe muhamedanësh, shoqëruar gjithnjë me nota humori, të shkaktuara hera-herës nga frika e së resë dhe padituria; ka sjellë dhembjen e dashurisë që lëshon shigjeta reale sa ta bën trupin gjak, erosin që ta humbet mendjen deri në delire. Kjo është një përrallë nga e kaluara, me djem gjaknxehtë e vajza lozonjare, me valle ndjellëse e shtjella kumtesh, që nxijnë lulet e lotojnë gjak. Këtu nuk ka prijës të shquar e fjalëmëdhenj, por ka vetëm njerëz shpirtmirë: qeflinj, sedërlinj e besëplotë, që ngulmojnë për paqe.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/guret-e-vetmise-bb00ce1c#webpage","@type":"WebPage","description":"E shkuara, e sotmja dhe e ardhmja gërshetohen dhe rrjedhin lirshëm nga njëra te tjetra si të ishin enë komunikuese, retrospektiva dhe kujtimet herë pas here bëh…","name":"Gurët e vetmisë","url":"https://botimepegi.al/books/guret-e-vetmise-bb00ce1c","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/guret-e-vetmise-bb00ce1c#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/guret-e-vetmise-bb00ce1c"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://twitter.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/guret-e-vetmise-bb00ce1c#book","@type":"Book","description":"E shkuara, e sotmja dhe e ardhmja gërshetohen dhe rrjedhin lirshëm nga njëra te tjetra si të ishin enë komunikuese, retrospektiva dhe kujtimet herë pas here bëh…","name":"Gurët e vetmisë","numberOfPages":210,"url":"https://botimepegi.al/books/guret-e-vetmise-bb00ce1c","author":{"@type":"Person","name":"Tom Kuka Enkel Demi","url":"https://botimepegi.al/authors/tom-kuka-enkel-demi-bb00ccf8"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-233-17-2","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2018-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/guret-e-vetmise-bb00ce1c#product","@type":"Product","description":"E shkuara, e sotmja dhe e ardhmja gërshetohen dhe rrjedhin lirshëm nga njëra te tjetra si të ishin enë komunikuese, retrospektiva dhe kujtimet herë pas here bëh…","name":"Gurët e vetmisë","sku":"978-9928-233-17-2","url":"https://botimepegi.al/books/guret-e-vetmise-bb00ce1c","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/guret-e-vetmise-bb00ce1c#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"800","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/guret-e-vetmise-bb00ce1c","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/guret-e-vetmise-bb00ce1c#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Gurët e vetmisë","item":"https://botimepegi.al/books/guret-e-vetmise-bb00ce1c","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/guret-e-vetmise-bb00ce1c/guret-e-vetmise.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/guret-e-vetmise-bb00ce1c/guret-e-vetmise.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/guret-e-vetmise-bb00ce1c/guret-e-vetmise.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/guret-e-vetmise-bb00ce1c/guret-e-vetmise.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
