---
title: "I rënë nga qielli | Botime PEGI"
description: "Shqipëri, 1997. Një dërgatë e çuditshme dhe misterioze amerikanësh mbërrin në një Shqipëri në zgrip. Kaosi, frika, krismat, rrëmbimet, do të jenë sfondi dhe për…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/i-rene-nga-qielli-bb00cf19"
meta:
  "og:description": "Shqipëri, 1997. Një dërgatë e çuditshme dhe misterioze amerikanësh mbërrin në një Shqipëri në zgrip. Kaosi, frika, krismat, rrëmbimet, do të jenë sfondi dhe për…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/i-rene-nga-qielli-bb00cf19/i-rene-nga-qielli.jpg"
  "og:image:alt": "I rënë nga qielli"
  "og:title": "I rënë nga qielli | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**I rënë nga qielli**

Tom Kuka Enkel Demi • 2024

![I rënë nga qielli](https://botimepegi.al/uploads/books/i-rene-nga-qielli-bb00cf19/i-rene-nga-qielli.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/tregime-novela/10721-i-rene-nga-qielli-tom-kuka-9789928371997.html)

# **I rënë nga qielli**

**Autor:**[Tom Kuka Enkel Demi](https://botimepegi.al/authors/tom-kuka-enkel-demi-bb00ccf8)

**1000 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-371-99-7</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>224</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2024</dd></dl>

Shqipëri, 1997. Një dërgatë e çuditshme dhe misterioze amerikanësh mbërrin në një Shqipëri në zgrip. Kaosi, frika, krismat, rrëmbimet, do të jenë sfondi dhe përditshmëria që do t’i shoqërojë gjatë zgjidhjes së një enigme tronditëse. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një avion amerikan rrëzohet në një zonë të humbur të Shqipërisë së Jugut dhe gjithë ekuipazhi zhduket pa lënë gjurmë. Pesëdhjetë vjet më vonë, një grup amerikanësh me një shqiptar në krye, enden mes marrisë së vitit 1997, në kërkim të fantazmave të së shkuarës. “I rënë nga qielli” merr shkas nga një ngjarje e vërtetë, e cila shkrihet me fantazinë e autorit për të treguar besnikërisht Shqipërinë e buzëhumnerës. Romani përshkruan në mënyrë të pamëshirshme një periudhë të rëndë në historinë e Shqipërisë përmes një galerie personazhesh, që nga banditët e rrugëve e deri te diplomatët e huaj. Në këtë libër përzihen bashkë partizanët, nacionalistët, aleatët, pushtuesit, Sigurimi i Shtetit, bandat e ’97-ës. Shqipëria është në luftë, më pas paqen e kalon si në luftë dhe në fund hyn sërish në luftë. “I rënë nga qielli” na e kthen më në fund Tom Kukën në ditët e sotme, megjithëse vetë shkrimtari e ka për zemër të bredhë në të fshehtat e kohërave të vjetra, të flasë me të vdekurit dhe të përhumbet në legjenda.Shqipëri, 1997. Një dërgatë e çuditshme dhe misterioze amerikanësh mbërrin në një Shqipëri në zgrip. Kaosi, frika, krismat, rrëmbimet, do të jenë sfondi dhe përditshmëria që do t’i shoqërojë gjatë zgjidhjes së një enigme tronditëse. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një avion amerikan rrëzohet në një zonë të humbur të Shqipërisë së Jugut dhe gjithë ekuipazhi zhduket pa lënë gjurmë. Pesëdhjetë vjet më vonë, një grup amerikanësh me një shqiptar në krye, enden mes marrisë së vitit 1997, në kërkim të fantazmave të së shkuarës. “I rënë nga qielli” merr shkas nga një ngjarje e vërtetë, e cila shkrihet me fantazinë e autorit për të treguar besnikërisht Shqipërinë e buzëhumnerës. Romani përshkruan në mënyrë të pamëshirshme një periudhë të rëndë në historinë e Shqipërisë përmes një galerie personazhesh, që nga banditët e rrugëve e deri te diplomatët e huaj. Në këtë libër përzihen bashkë partizanët, nacionalistët, aleatët, pushtuesit, Sigurimi i Shtetit, bandat e ’97-ës. Shqipëria është në luftë, më pas paqen e kalon si në luftë dhe në fund hyn sërish në luftë. “I rënë nga qielli” na e kthen më në fund Tom Kukën në ditët e sotme, megjithëse vetë shkrimtari e ka për zemër të bredhë në të fshehtat e kohërave të vjetra, të flasë me të vdekurit dhe të përhumbet në legjenda.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/i-rene-nga-qielli-bb00cf19#webpage","@type":"WebPage","description":"Shqipëri, 1997. Një dërgatë e çuditshme dhe misterioze amerikanësh mbërrin në një Shqipëri në zgrip. Kaosi, frika, krismat, rrëmbimet, do të jenë sfondi dhe për…","name":"I rënë nga qielli","url":"https://botimepegi.al/books/i-rene-nga-qielli-bb00cf19","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/i-rene-nga-qielli-bb00cf19#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/i-rene-nga-qielli-bb00cf19"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/i-rene-nga-qielli-bb00cf19#book","@type":"Book","description":"Shqipëri, 1997. Një dërgatë e çuditshme dhe misterioze amerikanësh mbërrin në një Shqipëri në zgrip. Kaosi, frika, krismat, rrëmbimet, do të jenë sfondi dhe për…","name":"I rënë nga qielli","numberOfPages":224,"url":"https://botimepegi.al/books/i-rene-nga-qielli-bb00cf19","author":{"@type":"Person","name":"Tom Kuka Enkel Demi","url":"https://botimepegi.al/authors/tom-kuka-enkel-demi-bb00ccf8"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-371-99-7","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2024-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/i-rene-nga-qielli-bb00cf19#product","@type":"Product","description":"Shqipëri, 1997. Një dërgatë e çuditshme dhe misterioze amerikanësh mbërrin në një Shqipëri në zgrip. Kaosi, frika, krismat, rrëmbimet, do të jenë sfondi dhe për…","name":"I rënë nga qielli","sku":"978-9928-371-99-7","url":"https://botimepegi.al/books/i-rene-nga-qielli-bb00cf19","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/i-rene-nga-qielli-bb00cf19#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1000","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/i-rene-nga-qielli-bb00cf19","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/i-rene-nga-qielli-bb00cf19#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"I rënë nga qielli","item":"https://botimepegi.al/books/i-rene-nga-qielli-bb00cf19","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/i-rene-nga-qielli-bb00cf19/i-rene-nga-qielli.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/i-rene-nga-qielli-bb00cf19/i-rene-nga-qielli.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/i-rene-nga-qielli-bb00cf19/i-rene-nga-qielli.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/i-rene-nga-qielli-bb00cf19/i-rene-nga-qielli.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
