---
title: "Jeta e gënjeshtërt e të rriturve | Botime PEGI"
description: "\"Xhovana është një vajzë në prag të adoleshencës, pikërisht në atë kapërcyell të jetës mes fëmijërisë dhe moshës së rritur. Fytyra e saj e bukur prej fëmije po…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve-bb00ceb3"
meta:
  "og:description": "\"Xhovana është një vajzë në prag të adoleshencës, pikërisht në atë kapërcyell të jetës mes fëmijërisë dhe moshës së rritur. Fytyra e saj e bukur prej fëmije po…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve-bb00ceb3/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve.jpg"
  "og:image:alt": "Jeta e gënjeshtërt e të rriturve"
  "og:title": "Jeta e gënjeshtërt e të rriturve | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Jeta e gënjeshtërt e të rriturve**

Elena Ferrante • 2020

![Jeta e gënjeshtërt e të rriturve](https://botimepegi.al/uploads/books/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve-bb00ceb3/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/sq/10543-jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve.html)

# **Jeta e gënjeshtërt e të rriturve**

**Autor:**[Elena Ferrante](https://botimepegi.al/authors/elena-ferrante-bb00cca4)

**1400 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-310-32-3</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>344</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2020</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Agim Doksani</dd></dl>

"Xhovana është një vajzë në prag të adoleshencës, pikërisht në atë kapërcyell të jetës mes fëmijërisë dhe moshës së rritur. Fytyra e saj e bukur prej fëmije po shndërrohet dalëngadalë dhe po merr tiparet e një adoleshenteje të shëmtuar dhe të egër. Por a është vërtet kështu? Dhe në cilën pasqyrë duhet të shihet për të gjetur dhe për të shpëtuar veten? Xhovana kërkon pasqyrimin e saj në dy faqe të një qyteti që e kanë frikë dhe e urrejnë njëra-tjetrën: Napoli i sipërm, i veshur me një maskë elegance dhe Napoli i poshtëm, vendi i vulgaritetit dhe lapërdhive. Ajo kapërcen sa nga njëra anë e qytetit në tjetrën, në kërkim të së vërtetës, por asnjëra anë nuk duket t’i japë përgjigje apo shpëtim. Në kërkimin e saj të dëshpëruar, Xhovana do të zbulojë jetën e dyfishtë të prindërve të saj, mashtrimet dhe gënjeshtrat e tyre, të cilat do ta hedhin vajzën në qorrsokakë të tjerë. Për të përballuar jetën dhe përditshmërinë, njerëzit gënjejnë, mbi të gjitha gënjejnë veten. Në çastet kur faji dhe turpi i kanosen ndërgjegjes, kur këto ndjenja tronditin bindjet tona më të thellë për imazhin që kemi për veten, gënjeshtrat apo “përrallat e bukura” duket se na vijnë në ndihmë për të na mbrojtur nga përballja me realitetin. Rinia e trazuar, lidhjet familjare të rreme dhe mbytëse, dashuria, e vërteta lakuriqe, tradhtia, dhe jo vetëm ajo bashkëshortore, miqësitë e sëmura, krizat e identitetit përbëjnë brumin mbi të cilin Ferrante sfidon mitin e familjes së lumtur dhe na shoqëron në këtë udhëtim të vështirë rritjeje. “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve” ka të bëjë para së gjithash me adoleshencën – një periudhë kur mashtrimi dhe vetëmashtrimi janë në shkallën e tyre më të lartë dhe, të rritesh, do të thotë t’i nxjerrësh të palarat në shesh vetes dhe të tjerëve. Por jo vetëm kaq. Personazhet e Elena Ferrante-s jetojnë me emocione të jashtëzakonshme, pasione përpirëse dhe, sado ata bëjnë çmos të fshehin gënjeshtra të dhimbshme, jeta u nxjerr në pah të vërteta tronditëse."

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve-bb00ceb3#webpage","@type":"WebPage","description":"\"Xhovana është një vajzë në prag të adoleshencës, pikërisht në atë kapërcyell të jetës mes fëmijërisë dhe moshës së rritur. Fytyra e saj e bukur prej fëmije po…","name":"Jeta e gënjeshtërt e të rriturve","url":"https://botimepegi.al/books/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve-bb00ceb3","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve-bb00ceb3#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve-bb00ceb3"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve-bb00ceb3#book","@type":"Book","description":"\"Xhovana është një vajzë në prag të adoleshencës, pikërisht në atë kapërcyell të jetës mes fëmijërisë dhe moshës së rritur. Fytyra e saj e bukur prej fëmije po…","name":"Jeta e gënjeshtërt e të rriturve","numberOfPages":344,"url":"https://botimepegi.al/books/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve-bb00ceb3","author":{"@type":"Person","name":"Elena Ferrante","url":"https://botimepegi.al/authors/elena-ferrante-bb00cca4"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-310-32-3","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2020-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve-bb00ceb3#product","@type":"Product","description":"\"Xhovana është një vajzë në prag të adoleshencës, pikërisht në atë kapërcyell të jetës mes fëmijërisë dhe moshës së rritur. Fytyra e saj e bukur prej fëmije po…","name":"Jeta e gënjeshtërt e të rriturve","sku":"978-9928-310-32-3","url":"https://botimepegi.al/books/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve-bb00ceb3","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve-bb00ceb3#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1400","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve-bb00ceb3","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve-bb00ceb3#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Jeta e gënjeshtërt e të rriturve","item":"https://botimepegi.al/books/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve-bb00ceb3","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve-bb00ceb3/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve-bb00ceb3/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve-bb00ceb3/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve-bb00ceb3/jeta-e-genjeshtert-e-te-rriturve.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
