---
title: "Jeta shpirtërore | Botime PEGI"
description: "Ky botim realizohet falë ndihmës financiare të programit Europa Krijuese. #CreativeEurope4Books Dezideria, e bukur, e re dhe pamëshirshme është vajza e birësuar…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/jeta-shpirterore-bb00ceeb"
meta:
  "og:description": "Ky botim realizohet falë ndihmës financiare të programit Europa Krijuese. #CreativeEurope4Books Dezideria, e bukur, e re dhe pamëshirshme është vajza e birësuar…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/jeta-shpirterore-bb00ceeb/jeta-shpirterore.jpg"
  "og:image:alt": "Jeta shpirtërore"
  "og:title": "Jeta shpirtërore | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Jeta shpirtërore**

Alberto Moravia • 2022

![Jeta shpirtërore](https://botimepegi.al/uploads/books/jeta-shpirterore-bb00ceeb/jeta-shpirterore.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/sq/14294-jeta-shpirterore.html)

# **Jeta shpirtërore**

**Autor:**[Alberto Moravia](https://botimepegi.al/authors/alberto-moravia-bb00ccf7)

**1500 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-371-23-2</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>430</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2022</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Aida Baro</dd></dl>

Ky botim realizohet falë ndihmës financiare të programit Europa Krijuese. #CreativeEurope4Books Dezideria, e bukur, e re dhe pamëshirshme është vajza e birësuar e Violës, një borgjezeje të pasur romane, por tërësisht të shthurur moralisht dhe seksualisht. Romani zhvillohet si një intervistë e gjatë, ku një personazh i quajtur “Unë”, që mund të interpretohet si gazetar, psikolog, shkrimtar, interviston Deziderian, duke e ngacmuar me pyetje në dukje të thjeshta mbi jetën e saj, por nga ana tjetër duke nxjerrë në pah rrënimin e vërtetë të vlerave shoqërore. Vajza rrëfen historinë e jetës së saj që nga fëmijëria e hershme me një qartësi dhe sinqeritet të skajshëm, rebelimin e saj ndaj familjes, klasës dhe shoqërisë, së cilës i përket jo për shkak të lindjes. E shtyrë nga një Zë i brendshëm, nga shpirti i revoltës, i cili do t’i imponohet përmes një “plani për shkelje dhe përdhosje” të të gjitha të ashtuquajturave vlera borgjeze, ajo nuk ngurron të ndërmarrë hapa të guximshëm që do ta shpien drejt prostitucionit, orgjisë, komplotit të rrëmbimit, grabitjes dhe incestit. Dezideria magjepset nga ideja e revolucionit, por jo thjesht nga ajo e një revolucioni të ngushtë politik, por diçka që do të fshijë hipokrizinë e rendit shoqëror ekzistues. I botuar më 1978, “Jeta shpirtërore” ngjalli reagime të shumta negative te kritika italiane e asaj kohe. Shoqërimi i saj me prostituta, tutorë dhe zhigolo të klasës së mesme, që maskohen si revolucionarë, zhytur në afera seksiste e kthejnë në një lloj udhëtimi ekzistencialist e madje nihilist gjithë jetën e saj.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/jeta-shpirterore-bb00ceeb#webpage","@type":"WebPage","description":"Ky botim realizohet falë ndihmës financiare të programit Europa Krijuese. #CreativeEurope4Books Dezideria, e bukur, e re dhe pamëshirshme është vajza e birësuar…","name":"Jeta shpirtërore","url":"https://botimepegi.al/books/jeta-shpirterore-bb00ceeb","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/jeta-shpirterore-bb00ceeb#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/jeta-shpirterore-bb00ceeb"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/jeta-shpirterore-bb00ceeb#book","@type":"Book","description":"Ky botim realizohet falë ndihmës financiare të programit Europa Krijuese. #CreativeEurope4Books Dezideria, e bukur, e re dhe pamëshirshme është vajza e birësuar…","name":"Jeta shpirtërore","numberOfPages":430,"url":"https://botimepegi.al/books/jeta-shpirterore-bb00ceeb","author":{"@type":"Person","name":"Alberto  Moravia","url":"https://botimepegi.al/authors/alberto-moravia-bb00ccf7"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":" 978-9928-371-23-2","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2022-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/jeta-shpirterore-bb00ceeb#product","@type":"Product","description":"Ky botim realizohet falë ndihmës financiare të programit Europa Krijuese. #CreativeEurope4Books Dezideria, e bukur, e re dhe pamëshirshme është vajza e birësuar…","name":"Jeta shpirtërore","sku":" 978-9928-371-23-2","url":"https://botimepegi.al/books/jeta-shpirterore-bb00ceeb","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/jeta-shpirterore-bb00ceeb#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1500","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/jeta-shpirterore-bb00ceeb","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/jeta-shpirterore-bb00ceeb#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Jeta shpirtërore","item":"https://botimepegi.al/books/jeta-shpirterore-bb00ceeb","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/jeta-shpirterore-bb00ceeb/jeta-shpirterore.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/jeta-shpirterore-bb00ceeb/jeta-shpirterore.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/jeta-shpirterore-bb00ceeb/jeta-shpirterore.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/jeta-shpirterore-bb00ceeb/jeta-shpirterore.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
