---
title: "Jo thjesht rastësi | Botime PEGI"
description: "#1 NEW YORK TIMES dhe USA TODAY BESTSELLER Një romancë e magjishme mbi fuqinë e fatit dhe rastësitë fatlume, që të ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Kur…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/jo-thjesht-rastesi-bb00cf26"
meta:
  "og:description": "#1 NEW YORK TIMES dhe USA TODAY BESTSELLER Një romancë e magjishme mbi fuqinë e fatit dhe rastësitë fatlume, që të ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Kur…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/jo-thjesht-rastesi-bb00cf26/jo-thjesht-rastesi.jpg"
  "og:image:alt": "Jo thjesht rastësi"
  "og:title": "Jo thjesht rastësi | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Jo thjesht rastësi**

Rebecca Yarros • 2025

![Jo thjesht rastësi](https://botimepegi.al/uploads/books/jo-thjesht-rastesi-bb00cf26/jo-thjesht-rastesi.jpg)

# **Jo thjesht rastësi**

**Autor:**[Rebecca Yarros](https://botimepegi.al/authors/rebecca-yarros-bb00cd30)

**1200 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-838-15-5</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>358</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2025</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Vjola Aliaj</dd></dl>

#1 NEW YORK TIMES dhe USA TODAY BESTSELLER

Një romancë e magjishme mbi fuqinë e fatit dhe rastësitë fatlume, që të ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë.

  

Kur Izi Astori i hipën avionit, pret dyndjen, zhurmën dhe mërzinë e zakonshme. Mirëpo kur i afrohet ndenjëses së saj, djaloshi i ulur aty nuk është aspak fqinji i bezdisshëm që kishte përfytyruar. Nejt Filëni, me flokë të zinj dhe sy të kaltër, ka një sharm të parezistueshëm: tërheqja mes dy të rinjve është fatale.

Por rastësia nuk është vetëm fatlume: pak minuta pas ngritjes në fluturim, avioni rrëzohet dhe nga ky çast, jeta e tyre ndryshon rrënjësisht. Kthesat e fatit nuk vonojnë t’i vënë në sprovë. Nejtit i duhet t’i futet karrierës ushtarake në misione të largëta lufte, ndërsa Izi, politikës. Ndonëse përpiqen ta mbajnë gjallë lidhjen përgjatë viteve, e kanë shumë të vështirë të takohen. Duket se për të dy, tjetri është njeriu i duhur, por kurrë çasti i përshtatshëm.

Derisa të dy do të ritakohen në një mision lufte në Afganistan, ku Nejti do të bëjë çmos që asaj të mos i hyjë gjemb në këmbë. Dhe do të bëjë çmos që t’i fitojë zemrën sërish.

Në këtë roman bëhen një ngjarjet e aktualitetit, aventurat emocionuese dhe romanca. Duke alternuar narratorët e romanit dhe linjat kohore, Yarros-i eksploron tmerret e luftës dhe pasojat e përvojave traumatike. Personazhet e saj origjinalë janë njëkohësisht të fortë dhe të pambrojtur dhe historia e tyre

plot pasion, por asnjëherë e sigurt nëse do të përfundojnë bashkë apo jo, godet në shenjë duke i rrëmbyer zemrën lexuesve.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/jo-thjesht-rastesi-bb00cf26#webpage","@type":"WebPage","description":"#1 NEW YORK TIMES dhe USA TODAY BESTSELLER Një romancë e magjishme mbi fuqinë e fatit dhe rastësitë fatlume, që të ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Kur…","name":"Jo thjesht rastësi","url":"https://botimepegi.al/books/jo-thjesht-rastesi-bb00cf26","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/jo-thjesht-rastesi-bb00cf26#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/jo-thjesht-rastesi-bb00cf26"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/jo-thjesht-rastesi-bb00cf26#book","@type":"Book","description":"#1 NEW YORK TIMES dhe USA TODAY BESTSELLER Një romancë e magjishme mbi fuqinë e fatit dhe rastësitë fatlume, që të ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Kur…","name":"Jo thjesht rastësi","numberOfPages":358,"url":"https://botimepegi.al/books/jo-thjesht-rastesi-bb00cf26","author":{"@type":"Person","name":"Rebecca Yarros","url":"https://botimepegi.al/authors/rebecca-yarros-bb00cd30"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-838-15-5","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2025-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/jo-thjesht-rastesi-bb00cf26#product","@type":"Product","description":"#1 NEW YORK TIMES dhe USA TODAY BESTSELLER Një romancë e magjishme mbi fuqinë e fatit dhe rastësitë fatlume, që të ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Kur…","name":"Jo thjesht rastësi","sku":"978-9928-838-15-5","url":"https://botimepegi.al/books/jo-thjesht-rastesi-bb00cf26","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/jo-thjesht-rastesi-bb00cf26#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1200","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/jo-thjesht-rastesi-bb00cf26","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/jo-thjesht-rastesi-bb00cf26#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Jo thjesht rastësi","item":"https://botimepegi.al/books/jo-thjesht-rastesi-bb00cf26","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/jo-thjesht-rastesi-bb00cf26/jo-thjesht-rastesi.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/jo-thjesht-rastesi-bb00cf26/jo-thjesht-rastesi.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/jo-thjesht-rastesi-bb00cf26/jo-thjesht-rastesi.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/jo-thjesht-rastesi-bb00cf26/jo-thjesht-rastesi.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
