---
title: "Klara dhe Dielli | Botime PEGI"
description: "Nga autori i romanit “Dita e mbetur”, një tjetër roman i mrekullueshëm – i pari pas fitimit të çmimit Nobel në Letërsi – mbi natyrën e mahnitshme dhe misterioze…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/klara-dhe-dielli-bb00ced5"
meta:
  "og:description": "Nga autori i romanit “Dita e mbetur”, një tjetër roman i mrekullueshëm – i pari pas fitimit të çmimit Nobel në Letërsi – mbi natyrën e mahnitshme dhe misterioze…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/klara-dhe-dielli-bb00ced5/klara-dhe-dielli.jpg"
  "og:image:alt": "Klara dhe Dielli"
  "og:title": "Klara dhe Dielli | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Klara dhe Dielli**

Kazuo Ishiguro • 2021

![Klara dhe Dielli](https://botimepegi.al/uploads/books/klara-dhe-dielli-bb00ced5/klara-dhe-dielli.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/sq/11959-klara-dhe-dielli.html)

# **Klara dhe Dielli**

**Autor:**[Kazuo Ishiguro](https://botimepegi.al/authors/kazuo-ishiguro-bb00ccda)

**1200 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-310-87-3</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>316</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2021</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Gentiana Kasemi</dd></dl>

Nga autori i romanit “Dita e mbetur”, një tjetër roman i mrekullueshëm – i pari pas fitimit të çmimit Nobel në Letërsi – mbi natyrën e mahnitshme dhe misterioze të zemrës së njeriut. Historia ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një të ardhme distopike, në të cilën disa fëmijë janë manipuluar gjenetikisht (ndryshe, “fuqizuar”) për të përmirësuar aftësitë e tyre akademike. Duke qenë se shkollimi bëhet krejtësisht në shtëpi, on-line përmes oblungave, mjete të teknologjisë së lartë dhe mësuesve përtej ekranit, mundësitë e fëmijëve për socializim janë shumë të kufizuara, ndaj prindërit u blejnë fëmijëve Shokë Artificialë, ShA, androidë. Ulur në vitrinë, nën rrezet e ëmbla të Diellit, Klara vëzhgon botën jashtë dhe pret që dikush ta blejë e ta shpjerë në shtëpi. Në të vërtetë, Klara është një ShA, një Shok Artificial, një makineri humanoide, me aftësi të jashtëzakonshme vëzhgimi, që këqyr me vëmendje sjelljen e njerëzve që hyjnë e dalin në dyqan apo të atyre që kalojnë në rrugë. Xhosi është vajza e vogël, së cilës i premton që do t’ia kushtojë gjithë dhuntitë e saj të pazakonta si android B2. Do t’i bëjë shoqëri, do ta mbrojë nga sëmundjet dhe trishtimi, e do të përballojë për të grackën më të madhe: të mësojë të fshehtat e mijëra dhomave të zemrës së saj njerëzore. “Klara dhe Dielli” është një roman emocionues që hedh vështrimin drejt një bote në ndryshim e sipër përmes syve të një rrëfimtari të paharrueshëm, për të na dhuruar një elegji të re e të mrekullueshme mbi vlerën e dashurisë dhe të sakrificës.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/klara-dhe-dielli-bb00ced5#webpage","@type":"WebPage","description":"Nga autori i romanit “Dita e mbetur”, një tjetër roman i mrekullueshëm – i pari pas fitimit të çmimit Nobel në Letërsi – mbi natyrën e mahnitshme dhe misterioze…","name":"Klara dhe Dielli","url":"https://botimepegi.al/books/klara-dhe-dielli-bb00ced5","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/klara-dhe-dielli-bb00ced5#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/klara-dhe-dielli-bb00ced5"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/klara-dhe-dielli-bb00ced5#book","@type":"Book","description":"Nga autori i romanit “Dita e mbetur”, një tjetër roman i mrekullueshëm – i pari pas fitimit të çmimit Nobel në Letërsi – mbi natyrën e mahnitshme dhe misterioze…","name":"Klara dhe Dielli","numberOfPages":316,"url":"https://botimepegi.al/books/klara-dhe-dielli-bb00ced5","author":{"@type":"Person","name":"Kazuo Ishiguro","url":"https://botimepegi.al/authors/kazuo-ishiguro-bb00ccda"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-310-87-3","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2021-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/klara-dhe-dielli-bb00ced5#product","@type":"Product","description":"Nga autori i romanit “Dita e mbetur”, një tjetër roman i mrekullueshëm – i pari pas fitimit të çmimit Nobel në Letërsi – mbi natyrën e mahnitshme dhe misterioze…","name":"Klara dhe Dielli","sku":"978-9928-310-87-3","url":"https://botimepegi.al/books/klara-dhe-dielli-bb00ced5","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/klara-dhe-dielli-bb00ced5#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1200","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/klara-dhe-dielli-bb00ced5","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/klara-dhe-dielli-bb00ced5#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Klara dhe Dielli","item":"https://botimepegi.al/books/klara-dhe-dielli-bb00ced5","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/klara-dhe-dielli-bb00ced5/klara-dhe-dielli.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/klara-dhe-dielli-bb00ced5/klara-dhe-dielli.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/klara-dhe-dielli-bb00ced5/klara-dhe-dielli.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/klara-dhe-dielli-bb00ced5/klara-dhe-dielli.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
