---
title: "Kokë e këmbë në dashuri | Botime PEGI"
description: "#1 NEW YORK TIMES BESTSELLER “Kokë e këmbë në dashuri” është romani i dytë i serisë së Motrave Bellinxhër. Tessa Bailey na dhuron një tjetër komedi romantike te…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/koke-e-kembe-ne-dashuri-bb00cf11"
meta:
  "og:description": "#1 NEW YORK TIMES BESTSELLER “Kokë e këmbë në dashuri” është romani i dytë i serisë së Motrave Bellinxhër. Tessa Bailey na dhuron një tjetër komedi romantike te…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/koke-e-kembe-ne-dashuri-bb00cf11/koke-e-kembe-ne-dashuri.jpg"
  "og:image:alt": "Kokë e këmbë në dashuri"
  "og:title": "Kokë e këmbë në dashuri | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Kokë e këmbë në dashuri**

Tessa Bailey • 2024

![Kokë e këmbë në dashuri](https://botimepegi.al/uploads/books/koke-e-kembe-ne-dashuri-bb00cf11/koke-e-kembe-ne-dashuri.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/en/romance-passion/19687-koke-e-kembe-ne-dashuri.html)

# **Kokë e këmbë në dashuri**

**Autor:**[Tessa Bailey](https://botimepegi.al/authors/tessa-bailey-bb00cd23)

**1200 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-371-74-4</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>320</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2024</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Maria Hila</dd></dl>

**#1 *NEW YORK TIMES* BESTSELLER**

“Kokë e këmbë në dashuri” është romani i dytë i serisë së Motrave Bellinxhër. Tessa Bailey na dhuron një tjetër komedi romantike tepër zbavitëse për një donzhuan të thekur që padashje bie në dashuri me shoqen e tij të ngushtë, teksa përpiqet ta ndihmojë për t’i fituar zemrën një burri tjetër...

  

Peshkatari i gaforreve, Foks Thornton gëzon namin e një donzhuani seksi, që s’e vret mendjen për asgjë. Të gjithë e dinë që po ndenje me të, qejfin dhe zbavitjen, në shtrat dhe jashtë tij, e ke të sigurt. Ama, derisa njihet me Hana Bellinxhërin. Mirëpo ajo nuk bie pre e pamjes dhe joshjes së tij, nga ana tjetër, duket se vlerëson shumë... personalitetin e tij? Dhe do që të jenë shokë? E çuditshme. Por asaj i pëlqen tepër ai dhe nuk guxon të ndërmarrë ndonjë aventurë, i mjafton të jenë miq.

Hana ka ardhur në qytet për punë dhe pas shumë diskutimesh me të motrën, Pajperin, bie dakord që të flejë në shtëpinë e Foksit, në dhomën e miqve. Ajo e di që Foksi është gruar famëkeq, por nuk dyshon që ata të dy janë vetëm shokë. Ndërkaq, ajo ushqen ndjenja të thella për një kolegun e saj, i cili nuk ia kthen me të njëjtën monedhë, ndaj Foksi është njeriu i duhur që mund ta ndihmojë me jetën e saj të trishtuar dashurore. E armatosur me këshillat e Kazanovës së Uestportit, Hana rreket t’i tërheqë vëmendjen kolegut të saj... por sa më shumë kohë kalon me Foksin, aq më tepër e dëshiron. Ndërsa kufiri mes miqësisë dhe flirtit zë e davaritet, Hana nuk mund ta mohojë që dashuron gjithçka te Foksi, por nuk pranon të jetë gruaja e radhës në shtratin e tij.

  

Foksi kishte menduar se s’kishte gjë më të lehtë sesa të jetonte me shoqen e ngushtë. Veçse, ajo endet nëpër shtëpi mbështjellë vetëm me peshqir, fle në anën tjetër të korridorit dhe Foksi imagjinon të zgjohet pranë saj për gjithë jetën e vet... dhe... një njeri në det!, bie kokë e këmbë në dashuri me të. Për të, është torturë e vërtetë ta ndihmojë Hanën të flirtojë me një burrë tjetër, por nëse Foksi arrin t’i mposhtë demonët e tij dhe t’i tregojë Hanës që e do, ndoshta ajo do të zgjedhë atë?

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/koke-e-kembe-ne-dashuri-bb00cf11#webpage","@type":"WebPage","description":"#1 NEW YORK TIMES BESTSELLER “Kokë e këmbë në dashuri” është romani i dytë i serisë së Motrave Bellinxhër. Tessa Bailey na dhuron një tjetër komedi romantike te…","name":"Kokë e këmbë në dashuri","url":"https://botimepegi.al/books/koke-e-kembe-ne-dashuri-bb00cf11","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/koke-e-kembe-ne-dashuri-bb00cf11#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/koke-e-kembe-ne-dashuri-bb00cf11"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/koke-e-kembe-ne-dashuri-bb00cf11#book","@type":"Book","description":"#1 NEW YORK TIMES BESTSELLER “Kokë e këmbë në dashuri” është romani i dytë i serisë së Motrave Bellinxhër. Tessa Bailey na dhuron një tjetër komedi romantike te…","name":"Kokë e këmbë në dashuri","numberOfPages":320,"url":"https://botimepegi.al/books/koke-e-kembe-ne-dashuri-bb00cf11","author":{"@type":"Person","name":"Tessa Bailey","url":"https://botimepegi.al/authors/tessa-bailey-bb00cd23"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-371-74-4","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2024-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/koke-e-kembe-ne-dashuri-bb00cf11#product","@type":"Product","description":"#1 NEW YORK TIMES BESTSELLER “Kokë e këmbë në dashuri” është romani i dytë i serisë së Motrave Bellinxhër. Tessa Bailey na dhuron një tjetër komedi romantike te…","name":"Kokë e këmbë në dashuri","sku":"978-9928-371-74-4","url":"https://botimepegi.al/books/koke-e-kembe-ne-dashuri-bb00cf11","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/koke-e-kembe-ne-dashuri-bb00cf11#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1200","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/koke-e-kembe-ne-dashuri-bb00cf11","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/koke-e-kembe-ne-dashuri-bb00cf11#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Kokë e këmbë në dashuri","item":"https://botimepegi.al/books/koke-e-kembe-ne-dashuri-bb00cf11","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/koke-e-kembe-ne-dashuri-bb00cf11/koke-e-kembe-ne-dashuri.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/koke-e-kembe-ne-dashuri-bb00cf11/koke-e-kembe-ne-dashuri.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/koke-e-kembe-ne-dashuri-bb00cf11/koke-e-kembe-ne-dashuri.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/koke-e-kembe-ne-dashuri-bb00cf11/koke-e-kembe-ne-dashuri.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
