---
title: "Krenari dhe paragjykim | Botime PEGI"
description: "Qysh nga suksesi i saj i menjëhershëm, më 1813, “Krenari dhe paragjykim” ka mbetur një prej romaneve më popullore të letërsisë angleze. Vetë Jane Austen e quant…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/krenari-dhe-paragjykim-bb00cf02"
meta:
  "og:description": "Qysh nga suksesi i saj i menjëhershëm, më 1813, “Krenari dhe paragjykim” ka mbetur një prej romaneve më popullore të letërsisë angleze. Vetë Jane Austen e quant…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/krenari-dhe-paragjykim-bb00cf02/krenari-dhe-paragjykim.jpg"
  "og:image:alt": "Krenari dhe paragjykim"
  "og:title": "Krenari dhe paragjykim | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Krenari dhe paragjykim**

Jane Austen • 2023

![Krenari dhe paragjykim](https://botimepegi.al/uploads/books/krenari-dhe-paragjykim-bb00cf02/krenari-dhe-paragjykim.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://youtu.be/kYlwOqZuC1U?si=5PXqprCO9WLhlfFj)

# **Krenari dhe paragjykim**

**Autor:**[Jane Austen](https://botimepegi.al/authors/jane-austen-bb00ccb2)

**1400 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-371-66-9</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>536</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2023</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Gjergj Kaftani</dd></dl>

Qysh nga suksesi i saj i menjëhershëm, më 1813, “Krenari dhe paragjykim” ka mbetur një prej romaneve më popullore të letërsisë angleze. Vetë Jane Austen e quante këtë vepër të shkëlqyer “fëmijën e vet të dashur” dhe heroinën e saj plot gjallëri, Elizabet Benet, “si krijesën më të mrekullueshme të shfaqur ndonjëherë në libra”. Pesë bijat e paharrueshme të zonjës Benet, të gjitha në kërkim të një martese të lakmueshme përvijojnë një tablo të gëzueshme e të thellë të jetës në fshatin anglez në fund të shekullit 18-të. Fatet e Elizabetit, Xhejnit, z. Bingli dhe të hijerëndit z. Darsi ngërthehen në një vallëzim të parezistueshëm e psikologjik, që hedh dritë mbi shpirtin njerëzor të paparashikueshëm dhe shumëtrajtësh, sidomos kur gjendet përballë dashurisë apo diçka që i ngjan asaj. Përplasja romantike ndërmjet mendimtares Elizabet dhe të dashurit të saj krenar, zotit Darsi, është një shfaqje plot finesë e një debati të qytetëruar. Kjo është një histori e paharrueshme mbi pakujdesinë e përshtypjeve të para, fuqinë e arsyes, e mbi të gjitha për dinamikat e çuditshme të marrëdhënieve dhe emocioneve njerëzore. Kritika "Gjenia e Jane Austen-it ka si bashkëpunëtor vetëm përsosmërinë e shijes së saj." Virginia Woolf "Subjekti është tepër inteligjent dhe zbavitës, gjithashtu paraqet një vështrim interesant mbi jetën e gruas në atë epokë." The Guardian "Askush nuk është treguar më dinak sesa Jane Austen me personazhet. " The New York Times Style Magazine Fragmente nga libri 1) ...kurrë si në atë çast, nuk kish ndier aq sinqerisht se ishte dashuruar me të, tani që dashuria ishte krejt e kotë. 2) Vaniteti dhe krenaria janë të ndryshme si tipare, ndonëse shpeshherë i ndeshim si sinonime. Dikush mund të ndihet krenar pa u ndier vanitoz. Krenaria ka të bëjë më tepër me mendimin që ushqejmë për veten tonë; vaniteti lidhet me atë që do të donim të mendonin të tjerët për ne. 3) Kam një lloj kokëfortësie brenda meje, e cila s’më lejon kurrë të më shtijë frikën dikush. Përkundrazi, më rritet guximi, kur dikush mundohet të më trembë. 4) Kam luftuar më kot. E pra, s’mundem më. Jam i pazoti t’i ndrydh ndjenjat e mia. Lejomëni t’ju them që ju adhuroj e ju dua marrëzisht!

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/krenari-dhe-paragjykim-bb00cf02#webpage","@type":"WebPage","description":"Qysh nga suksesi i saj i menjëhershëm, më 1813, “Krenari dhe paragjykim” ka mbetur një prej romaneve më popullore të letërsisë angleze. Vetë Jane Austen e quant…","name":"Krenari dhe paragjykim","url":"https://botimepegi.al/books/krenari-dhe-paragjykim-bb00cf02","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/krenari-dhe-paragjykim-bb00cf02#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/krenari-dhe-paragjykim-bb00cf02"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/krenari-dhe-paragjykim-bb00cf02#book","@type":"Book","description":"Qysh nga suksesi i saj i menjëhershëm, më 1813, “Krenari dhe paragjykim” ka mbetur një prej romaneve më popullore të letërsisë angleze. Vetë Jane Austen e quant…","name":"Krenari dhe paragjykim","numberOfPages":536,"url":"https://botimepegi.al/books/krenari-dhe-paragjykim-bb00cf02","author":{"@type":"Person","name":"Jane Austen","url":"https://botimepegi.al/authors/jane-austen-bb00ccb2"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-371-66-9","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2023-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/krenari-dhe-paragjykim-bb00cf02#product","@type":"Product","description":"Qysh nga suksesi i saj i menjëhershëm, më 1813, “Krenari dhe paragjykim” ka mbetur një prej romaneve më popullore të letërsisë angleze. Vetë Jane Austen e quant…","name":"Krenari dhe paragjykim","sku":"978-9928-371-66-9","url":"https://botimepegi.al/books/krenari-dhe-paragjykim-bb00cf02","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/krenari-dhe-paragjykim-bb00cf02#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1400","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/krenari-dhe-paragjykim-bb00cf02","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/krenari-dhe-paragjykim-bb00cf02#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Krenari dhe paragjykim","item":"https://botimepegi.al/books/krenari-dhe-paragjykim-bb00cf02","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/krenari-dhe-paragjykim-bb00cf02/krenari-dhe-paragjykim.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/krenari-dhe-paragjykim-bb00cf02/krenari-dhe-paragjykim.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/krenari-dhe-paragjykim-bb00cf02/krenari-dhe-paragjykim.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/krenari-dhe-paragjykim-bb00cf02/krenari-dhe-paragjykim.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
