---
title: "Lindja e Shqipërisë | Botime PEGI"
description: "\"Çështja Shqiptare\" vazhdon të jetë një prej çështjeve më të mëdha ende të pazgjidhura në Evropën Juglindore. E megjithatë, pavarësisht nga interesi në rritje l…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/lindja-e-shqiperise-bb00ce8a"
meta:
  "og:description": "\"Çështja Shqiptare\" vazhdon të jetë një prej çështjeve më të mëdha ende të pazgjidhura në Evropën Juglindore. E megjithatë, pavarësisht nga interesi në rritje l…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/lindja-e-shqiperise-bb00ce8a/lindja-e-shqiperise.jpg"
  "og:image:alt": "Lindja e Shqipërisë"
  "og:title": "Lindja e Shqipërisë | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Lindja e Shqipërisë**

Nicola Guy • 2012

![Lindja e Shqipërisë](https://botimepegi.al/uploads/books/lindja-e-shqiperise-bb00ce8a/lindja-e-shqiperise.jpg)

# **Lindja e Shqipërisë**

**Autor:**[Nicola Guy](https://botimepegi.al/authors/nicola-guy-bb00cce9)

**1200 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-162-17-5</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>402</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2012</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Krenar Hadëri</dd></dl>

"Çështja Shqiptare" vazhdon të jetë një prej çështjeve më të mëdha ende të pazgjidhura në Evropën Juglindore. E megjithatë, pavarësisht nga interesi në rritje lidhur me historinë e kohëve të fundit të këtij rajoni, studimi i periudhës së Pavarësisë së Shqipërisë rreth viteve të Luftës së Parë Botërore, deri tani është lënë shumë pas dore. "Lindja e Shqipërisë" eksploron se si mundi të lindte për herë të parë Shqipëria e pavarur në vijim të shembjes së Perandorisë Osmane më 1912. Nicola Guy përqendrohet veçanërisht në arsyet pse gjatë peridhës vendimtare të Luftës së Parë Botërore, territori "shqiptar" u nda midis disa shteteve, aq sa pothuaj pushoi së ekzistuari krejtësisht. Ndoshta, në një mënyrë mjaft kuptimplote për historinë e kohëve të fundit të rajonit, ajo trajton gjithashtu edhe çështjen e rëndësishme se përse shqiptarët etnikë u ndanë në vende të ndryshme të Ballkanit. Përmes ndërthurjes së studimit të zhvillimeve të brendshme shqiptare me ngjarjet ndërkombëtare të kohës, "Lindja e Shqipërisë" gjurmon historinë shqiptare nga periudha e Luftërave Ballkanike të vitit 1912, Konferenca e Londrës, Pakti i Londrës i vitit 1915, për të arritur më në fund, në periudhën e pasluftës deri në Konferencën e Paqes në Paris, në Konferencën e Ambasadorëve dhe në formimin e Lidhjes së Kombeve. Nicola Guy analizon rolin që kanë luajtur nacionalistët dhe jonacionalistët shqiptarë, përfaqësuesit e Fuqive të Medha dhe burrat e shtetit të vendeve fqinje në krijimin dhe përcaktimin e kufijve të shtetit të ri. Gjithashtu, ajo shqyrton implikimet e përdorimit të gjuhës si kriter bazë për përcaktimin e kombësisë shqiptare, njëkohësisht ilustron pamjaftueshmërinë për shpjegimin e "çështjes ende të pazgjidhur shqiptare".

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/lindja-e-shqiperise-bb00ce8a#webpage","@type":"WebPage","description":"\"Çështja Shqiptare\" vazhdon të jetë një prej çështjeve më të mëdha ende të pazgjidhura në Evropën Juglindore. E megjithatë, pavarësisht nga interesi në rritje l…","name":"Lindja e Shqipërisë","url":"https://botimepegi.al/books/lindja-e-shqiperise-bb00ce8a","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/lindja-e-shqiperise-bb00ce8a#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/lindja-e-shqiperise-bb00ce8a"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/lindja-e-shqiperise-bb00ce8a#book","@type":"Book","description":"\"Çështja Shqiptare\" vazhdon të jetë një prej çështjeve më të mëdha ende të pazgjidhura në Evropën Juglindore. E megjithatë, pavarësisht nga interesi në rritje l…","name":"Lindja e Shqipërisë","numberOfPages":402,"url":"https://botimepegi.al/books/lindja-e-shqiperise-bb00ce8a","author":{"@type":"Person","name":"Nicola Guy","url":"https://botimepegi.al/authors/nicola-guy-bb00cce9"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-162-17-5","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2012-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/lindja-e-shqiperise-bb00ce8a#product","@type":"Product","description":"\"Çështja Shqiptare\" vazhdon të jetë një prej çështjeve më të mëdha ende të pazgjidhura në Evropën Juglindore. E megjithatë, pavarësisht nga interesi në rritje l…","name":"Lindja e Shqipërisë","sku":"978-9928-162-17-5","url":"https://botimepegi.al/books/lindja-e-shqiperise-bb00ce8a","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/lindja-e-shqiperise-bb00ce8a#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1200","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/lindja-e-shqiperise-bb00ce8a","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/lindja-e-shqiperise-bb00ce8a#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Lindja e Shqipërisë","item":"https://botimepegi.al/books/lindja-e-shqiperise-bb00ce8a","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/lindja-e-shqiperise-bb00ce8a/lindja-e-shqiperise.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/lindja-e-shqiperise-bb00ce8a/lindja-e-shqiperise.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/lindja-e-shqiperise-bb00ce8a/lindja-e-shqiperise.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/lindja-e-shqiperise-bb00ce8a/lindja-e-shqiperise.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
