---
title: "Lojë me armikun | Botime PEGI"
description: "“Sporti ka fuqinë të ndryshojë botën. Ka fuqinë të frymëzojë, të bashkojë njerëzit më shumë se gjithçka tjetër... në rrëzimin e pengesave racore ai është më i f…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/loje-me-armikun-bb00ce84"
meta:
  "og:description": "“Sporti ka fuqinë të ndryshojë botën. Ka fuqinë të frymëzojë, të bashkojë njerëzit më shumë se gjithçka tjetër... në rrëzimin e pengesave racore ai është më i f…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/loje-me-armikun-bb00ce84/loje-me-armikun.jpg"
  "og:image:alt": "Lojë me armikun"
  "og:title": "Lojë me armikun | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Lojë me armikun**

2014

![Lojë me armikun](https://botimepegi.al/uploads/books/loje-me-armikun-bb00ce84/loje-me-armikun.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/sq/1336-loje-me-armikun.html)

# **Lojë me armikun**

**900 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-4197-7-4</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>308</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2014</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Krenar Hadëri</dd></dl>

“Sporti ka fuqinë të ndryshojë botën. Ka fuqinë të frymëzojë, të bashkojë njerëzit më shumë se gjithçka tjetër... në rrëzimin e pengesave racore ai është më i fuqishëm se qeveritë.” Nelson MANDELA Ky libër përshkruan fushatën sistematike, të shkëlqyer e të habitshme që ndërmori Mandela për të afruar njerëzit me ngjyrë të zemëruar me të bardhët e frikësuar përreth një ngjarjeje sportive, një loje ragbie. Dorështrëngimi i parë i afrikanojugorëve në një fushë ragbie, do të kishte tingëlluar absurd dhe qesharak para se të ndodhte. Në fund të fundit, ragbia ishte feja laike e afrikanëve të bardhë, etnia që shpiku dhe zbatoi aparteidin. Ishte një sport që shumica e popullsisë me ngjyrë e konsideronte si “zbavitjen e egër e të huaj të një populli po aq të egër e të huaj”. Lëvizja antiaparteid luftoi shumë fort për një bojkot botëror të ekipit afrikanojugor të ragbisë, Springboks-it, duke ditur që kjo, po aq sa sanksionet ekonomike dhe trazirat në vend, do ti bindte të bardhët që sundimi i tyre nuk ishte i qëndrueshëm. Tani, në një përpjekje për të bindur një minoritet të mundur se ata kishin me të drejtë një vend në rendin e sapovendosur, Mandela pranoi të mirëpriste Kampionatin Botëror të Ragbisë, në 1995-n, në Afrikën e Jugut. Për më tepër, ai u angazhua personalisht që afrikanojugorët me ngjyrë të shndërroheshin në tifozë të Springboks-it, duke ia huazuar karizmën e tij këtij sporti të shumurryer dhe duke mobilizuar të gjitha racat në mbështetje të një kampionati botëror. Sigurisht, të mendosh se një lojë e vetme sportive, edhe në qoftë për kampionat botëror, mund të shërojë tre shekuj ndarjeje raciale, duke shndërruar gjithë tmerret dhe urrejtjet e grumbulluara në një çast magjik, është tepër romantike. Në të vërtetë, Afrika e Jugut është ende një apo dy gjenerata larg pajtimit racial. Por Carlin-i ka përmbledhur dhe ka paraqitur aq shumë dëshmitarë, nga luftëtarët më të flaktë antiaparteid e deri te racistët më të hidhur, që shpallin me solemnitet se ndeshja e kampionatit botëror të 1995-s qe një çast thellësisht edukues në përpjekjet e shtetit të ri për të shmangur luftën civile. E kur të keni mbaruar librin, me dëshirë do ta pranoni licencën poetike të autorit. The New York Times

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/loje-me-armikun-bb00ce84#webpage","@type":"WebPage","description":"“Sporti ka fuqinë të ndryshojë botën. Ka fuqinë të frymëzojë, të bashkojë njerëzit më shumë se gjithçka tjetër... në rrëzimin e pengesave racore ai është më i f…","name":"Lojë me armikun","url":"https://botimepegi.al/books/loje-me-armikun-bb00ce84","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/loje-me-armikun-bb00ce84#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/loje-me-armikun-bb00ce84"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/loje-me-armikun-bb00ce84#book","@type":"Book","description":"“Sporti ka fuqinë të ndryshojë botën. Ka fuqinë të frymëzojë, të bashkojë njerëzit më shumë se gjithçka tjetër... në rrëzimin e pengesave racore ai është më i f…","name":"Lojë me armikun","numberOfPages":308,"url":"https://botimepegi.al/books/loje-me-armikun-bb00ce84","author":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-4197-7-4","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2014-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/loje-me-armikun-bb00ce84#product","@type":"Product","description":"“Sporti ka fuqinë të ndryshojë botën. Ka fuqinë të frymëzojë, të bashkojë njerëzit më shumë se gjithçka tjetër... në rrëzimin e pengesave racore ai është më i f…","name":"Lojë me armikun","sku":"978-9928-4197-7-4","url":"https://botimepegi.al/books/loje-me-armikun-bb00ce84","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/loje-me-armikun-bb00ce84#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"900","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/loje-me-armikun-bb00ce84","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/loje-me-armikun-bb00ce84#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Lojë me armikun","item":"https://botimepegi.al/books/loje-me-armikun-bb00ce84","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/loje-me-armikun-bb00ce84/loje-me-armikun.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/loje-me-armikun-bb00ce84/loje-me-armikun.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/loje-me-armikun-bb00ce84/loje-me-armikun.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/loje-me-armikun-bb00ce84/loje-me-armikun.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
