---
title: "Mëkati fillestar | Botime PEGI"
description: "Ernest K., shkrimtar dhe studiues i krijimitarisë popullore shqiptare, gjendet i përfshirë në një situatë të çuditshme të formimit dhe ngritjes së një kënge pop…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/mekati-fillestar-bb00ce35"
meta:
  "og:description": "Ernest K., shkrimtar dhe studiues i krijimitarisë popullore shqiptare, gjendet i përfshirë në një situatë të çuditshme të formimit dhe ngritjes së një kënge pop…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/mekati-fillestar-bb00ce35/mekati-fillestar.jpg"
  "og:image:alt": "Mëkati fillestar"
  "og:title": "Mëkati fillestar | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Mëkati fillestar**

Virgjil Muci • 2016

![Mëkati fillestar](https://botimepegi.al/uploads/books/mekati-fillestar-bb00ce35/mekati-fillestar.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/sq/magjik-simbolist/1208-mekati-fillestar.html)

# **Mëkati fillestar**

**Autor:**[Virgjil Muci](https://botimepegi.al/authors/virgjil-muci-bb00ccd8)

**600 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-200-45-7</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>158</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2016</dd></dl>

Ernest K., shkrimtar dhe studiues i krijimitarisë popullore shqiptare, gjendet i përfshirë në një situatë të çuditshme të formimit dhe ngritjes së një kënge popullore. Shkrimtarin e kanë ftuar të shohë ngjizjen e një kënge, që një miku i vet malësor ia kushton gruas të së vëllait të vdekur, pikërisht se ajo ishte sjellë si heroinë duke vrarë një burrë që kërkonte ti merrte nderin. Paçka se gjithçka duket e pastër si drita e diellit dhe këngëtari popullor duhet vetëm të hedhë në letër trimërinë e pashoqe të gruas, disa veprime thuajse të padukshme për një sy të pastërvitur, do ta shtyjnë Ernest K.-në, të kthehet gati në një dedektiv, ai kërkon të shohë përtej legjendës, kërkon të gjejë të vërtetën që gjendjet pas patosit dhe epikës së kësaj kënge. Çfarë fshihet në të vërtetë pas kësaj? Cili është mëkati që kërkojnë të mbulojnë? Dhe kjo gjë do ta bëjë të mendojë për qenësinë dhe vërtetësinë e legjendave të Rozafës dhe të Kostandinit e Doruntinës. Vërtet Rozafa u muros e gjallë për të mbajtur në këmbë kështjellën? Vërtet Kostandini e martoi të motrën larg për hir të miqësisë dhe i dha besën se do ta sillte sa herë që nëna të kish nevojë? Shkrimtari tashmë rrëmon në ndërgjegjen kolektive të popullit për të dhënë një këndvështrim tjetër nga ai që jemi mësuar të shohim prej shekujsh. Ky është një libër që do të shkaktojë debate të shumta mbi vërtetësinë e legjendave. A janë, vallë, patriotizmi, besa, flijimi dhe vetsakrifikimi për hir të atdheut thelbi i vërtetë i tyre?

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/mekati-fillestar-bb00ce35#webpage","@type":"WebPage","description":"Ernest K., shkrimtar dhe studiues i krijimitarisë popullore shqiptare, gjendet i përfshirë në një situatë të çuditshme të formimit dhe ngritjes së një kënge pop…","name":"Mëkati fillestar","url":"https://botimepegi.al/books/mekati-fillestar-bb00ce35","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/mekati-fillestar-bb00ce35#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/mekati-fillestar-bb00ce35"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/mekati-fillestar-bb00ce35#book","@type":"Book","description":"Ernest K., shkrimtar dhe studiues i krijimitarisë popullore shqiptare, gjendet i përfshirë në një situatë të çuditshme të formimit dhe ngritjes së një kënge pop…","name":"Mëkati fillestar","numberOfPages":158,"url":"https://botimepegi.al/books/mekati-fillestar-bb00ce35","author":{"@type":"Person","name":"Virgjil Muci","url":"https://botimepegi.al/authors/virgjil-muci-bb00ccd8"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-200-45-7","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2016-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/mekati-fillestar-bb00ce35#product","@type":"Product","description":"Ernest K., shkrimtar dhe studiues i krijimitarisë popullore shqiptare, gjendet i përfshirë në një situatë të çuditshme të formimit dhe ngritjes së një kënge pop…","name":"Mëkati fillestar","sku":"978-9928-200-45-7","url":"https://botimepegi.al/books/mekati-fillestar-bb00ce35","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/mekati-fillestar-bb00ce35#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"600","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/mekati-fillestar-bb00ce35","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/mekati-fillestar-bb00ce35#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Mëkati fillestar","item":"https://botimepegi.al/books/mekati-fillestar-bb00ce35","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/mekati-fillestar-bb00ce35/mekati-fillestar.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/mekati-fillestar-bb00ce35/mekati-fillestar.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/mekati-fillestar-bb00ce35/mekati-fillestar.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/mekati-fillestar-bb00ce35/mekati-fillestar.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
