---
title: "Mendimi kritik i një qytetari | Botime PEGI"
description: "Në këtë përmbledhje janë fotografuar momente të ndryshme të politikës, etikës, moralit, fesë, mediave etj. të shoqërisë shqiptare gjatë këtij tranzicioni të për…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/mendimi-kritik-i-nje-qytetari-bb00cdab"
meta:
  "og:description": "Në këtë përmbledhje janë fotografuar momente të ndryshme të politikës, etikës, moralit, fesë, mediave etj. të shoqërisë shqiptare gjatë këtij tranzicioni të për…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/mendimi-kritik-i-nje-qytetari-bb00cdab/mendimi-kritik-i-nje-qytetari.jpg"
  "og:image:alt": "Mendimi kritik i një qytetari"
  "og:title": "Mendimi kritik i një qytetari | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Mendimi kritik i një qytetari**

Gilman Bakalli • 2018

![Mendimi kritik i një qytetari](https://botimepegi.al/uploads/books/mendimi-kritik-i-nje-qytetari-bb00cdab/mendimi-kritik-i-nje-qytetari.jpg)

# **Mendimi kritik i një qytetari**

**Autor:**[Gilman Bakalli](https://botimepegi.al/authors/gilman-bakalli-bb00ccf5)

**1000 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-233-15-8</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>344</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2018</dd></dl>

Në këtë përmbledhje janë fotografuar momente të ndryshme të politikës, etikës, moralit, fesë, mediave etj. të shoqërisë shqiptare gjatë këtij tranzicioni të përhershëm. Në trajtimin e çështjeve, autori ka zgjedhur si model të tijin të preferuar mendimin kritik. Me anë të mendimit kritik autori analizon dhe vlerëson informacionet, duke na dhënë një mënyrë për të mësuar zgjidhjen e problemeve të jetës. Falë përvojës së tij si pedagog, i specializuar në shkencat e komunikimit, nëpërmjet mendimit kritik ai bazohet në përpjekjen për të marrë vendime të paanshme, ku vlerat themelore janë: qartësia, rregulli, saktësia dhe provat. Duke u bazuar në rezultatet e fundit të psikologjisë konjitive edhe Bakalli, si shumë edukatorë modernë, mendon se është më e dobishme (sidomos për studentët), të praktikojmë një mënyrë të menduari kritike sesa të mësojmë përmendësh një sasi të madhe informacionesh. Ai e sheh mendimin kritik si aftësi konjitive: të proceseve të njohjes së kuptuar funksionalisht; pra për ti përdorur këto aftësi si një udhërrëfyes për sjelljen tonë. Prandaj mendimi kritik nuk përfshin vetëm marrjen dhe memorizimin e informacioneve e nuk përfundon në zotërimin e një ose disa aftësive që do të përdoren vetëm një herë, por përkon me përdorimin e këtyre aftësive që do të zbatohen në vazhdimësi. Për të arritur një mendim kritik, autori nuk ndjek një radhë hapash të detyrueshëm: ai paraqet opinionet e ndryshme mbi çështjen që është duke shqyrtuar, duke e analizuar atë në çdo aspekt. Duke shqyrtuar argumente që përdoren për të mbështetur çështjen ai e nënndan çdo argument në përbërësit e tij themelorë, pra në propozime të thjeshta dhe vlerëson pasojat e çdo propozimi. Gjatë leximit shohim se si autori mundohet të zvogëlojë paragjykimet në mënyra të ndryshme, ai shpesh shtron pyetje të cilat fillojnë me përemrin pyetës çfarë si: Çfarë do të thotë kjo? në vend që të mbetet i gozhduar në pyetjen Si është e mundur që kjo gjë është në kundërshtim me atë që kam besuar gjithmonë?. Paragjykimet, stereotipet dhe iluzionet konjitive vazhdojnë të veprojnë në mendjen njerëzore me prepotencë e futen deri në shpirt, por një mendimtar kritik duhet të jetë në gjendje të dallojë situatat në të cilat është me vend ti frenojë. Leximi dhe studimi i përmbledhjes së publicistikës së prof. Bakallit është sigurisht një ushtrim i vlefshëm për të zhvilluar mendimin kritik.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/mendimi-kritik-i-nje-qytetari-bb00cdab#webpage","@type":"WebPage","description":"Në këtë përmbledhje janë fotografuar momente të ndryshme të politikës, etikës, moralit, fesë, mediave etj. të shoqërisë shqiptare gjatë këtij tranzicioni të për…","name":"Mendimi kritik i një qytetari","url":"https://botimepegi.al/books/mendimi-kritik-i-nje-qytetari-bb00cdab","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/mendimi-kritik-i-nje-qytetari-bb00cdab#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/mendimi-kritik-i-nje-qytetari-bb00cdab"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/mendimi-kritik-i-nje-qytetari-bb00cdab#book","@type":"Book","description":"Në këtë përmbledhje janë fotografuar momente të ndryshme të politikës, etikës, moralit, fesë, mediave etj. të shoqërisë shqiptare gjatë këtij tranzicioni të për…","name":"Mendimi kritik i një qytetari","numberOfPages":344,"url":"https://botimepegi.al/books/mendimi-kritik-i-nje-qytetari-bb00cdab","author":{"@type":"Person","name":"Gilman Bakalli","url":"https://botimepegi.al/authors/gilman-bakalli-bb00ccf5"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-233-15-8","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2018-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/mendimi-kritik-i-nje-qytetari-bb00cdab#product","@type":"Product","description":"Në këtë përmbledhje janë fotografuar momente të ndryshme të politikës, etikës, moralit, fesë, mediave etj. të shoqërisë shqiptare gjatë këtij tranzicioni të për…","name":"Mendimi kritik i një qytetari","sku":"978-9928-233-15-8","url":"https://botimepegi.al/books/mendimi-kritik-i-nje-qytetari-bb00cdab","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/mendimi-kritik-i-nje-qytetari-bb00cdab#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1000","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/mendimi-kritik-i-nje-qytetari-bb00cdab","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/mendimi-kritik-i-nje-qytetari-bb00cdab#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Mendimi kritik i një qytetari","item":"https://botimepegi.al/books/mendimi-kritik-i-nje-qytetari-bb00cdab","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/mendimi-kritik-i-nje-qytetari-bb00cdab/mendimi-kritik-i-nje-qytetari.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/mendimi-kritik-i-nje-qytetari-bb00cdab/mendimi-kritik-i-nje-qytetari.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/mendimi-kritik-i-nje-qytetari-bb00cdab/mendimi-kritik-i-nje-qytetari.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/mendimi-kritik-i-nje-qytetari-bb00cdab/mendimi-kritik-i-nje-qytetari.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
