---
title: "Ne jemi pafundësi | Botime PEGI"
description: "Romani Ne jemi pafundësi i autorit amerikan Stephen Chbosky është romani i tij i parë, botuar më 1999, është romani që rrëfen rritjen e njeriut, kalimin dhe për…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/ne-jemi-pafundesi-bb00cdbc"
meta:
  "og:description": "Romani Ne jemi pafundësi i autorit amerikan Stephen Chbosky është romani i tij i parë, botuar më 1999, është romani që rrëfen rritjen e njeriut, kalimin dhe për…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/ne-jemi-pafundesi-bb00cdbc/ne-jemi-pafundesi.jpg"
  "og:image:alt": "Ne jemi pafundësi"
  "og:title": "Ne jemi pafundësi | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Ne jemi pafundësi**

Stephen Chobsky • 2013

![Ne jemi pafundësi](https://botimepegi.al/uploads/books/ne-jemi-pafundesi-bb00cdbc/ne-jemi-pafundesi.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/sq/5762-ne-jemi-pafundesi.html)

# **Ne jemi pafundësi**

**Autor:**[Stephen Chobsky](https://botimepegi.al/authors/stephen-chobsky-bb00ccd4)

**800 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-162-98-4</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>244</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2013</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Ilir Baçi</dd></dl>

Romani Ne jemi pafundësi i autorit amerikan Stephen Chbosky është romani i tij i parë, botuar më 1999, është romani që rrëfen rritjen e njeriut, kalimin dhe përballimin e fazës së vështirë të adoleshencës, periudhës kur njeriu ndeshet me vështirësitë e para të jetës, kur fillon të formojë karakterin, mënyrat e përballjes me të tjerët dhe veten, shqetësimet e ndryshme të personalitetit që mund të shpien në degradimin shpirtëror dhe moral të të rinjve. Ne jemi pafundësi është historia e Çarlit, një djaloshi 14-15 vjeçar në vitet 90-të, i ndrojtur, introvers, shumë më i zgjuar për moshën që ka, e megjithatë ai mbetet në hije e mënjanohet nga shoqëria. Subjekti dhe historia zhvillohen në formë epistolare, Çarli i shkruan letra një të panjohuri, letra në të cilat i rrëfen për jetën e vet, të familjes dhe shokëve që e rrethojnë. Në përballjet e tij me drogën, me dhunën, me emargjinalizimin, bashkëudhëtare do ti jenë muzika, librat, kinemaja. Kritikët e kanë cilësuar si një libër realist për adoleshentët, dhe një libër nostalgjik për të rriturit. Një nga vlerat e këtij librit qëndron në faktin se shërben thuajse si një udhëzues, si një referencë për shumë titujt të tjerë librash, të këshillueshëm për moshat rinore, titujt këngësh e grupe të ndryshme muzikore, filma me një ndikim të madh në fushën e kinematografisë. Disa vite më vonë, më 2012, vetë autori do të bëhet dhe regjisori i filmit me një të njëjtin titull Ne jemi pafundësi (The perks of being a wallflower) me aktorët e rinj Logan Lerman, Ezra Miller dhe Emma Watson.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/ne-jemi-pafundesi-bb00cdbc#webpage","@type":"WebPage","description":"Romani Ne jemi pafundësi i autorit amerikan Stephen Chbosky është romani i tij i parë, botuar më 1999, është romani që rrëfen rritjen e njeriut, kalimin dhe për…","name":"Ne jemi pafundësi","url":"https://botimepegi.al/books/ne-jemi-pafundesi-bb00cdbc","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/ne-jemi-pafundesi-bb00cdbc#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/ne-jemi-pafundesi-bb00cdbc"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/ne-jemi-pafundesi-bb00cdbc#book","@type":"Book","description":"Romani Ne jemi pafundësi i autorit amerikan Stephen Chbosky është romani i tij i parë, botuar më 1999, është romani që rrëfen rritjen e njeriut, kalimin dhe për…","name":"Ne jemi pafundësi","numberOfPages":244,"url":"https://botimepegi.al/books/ne-jemi-pafundesi-bb00cdbc","author":{"@type":"Person","name":"Stephen Chobsky","url":"https://botimepegi.al/authors/stephen-chobsky-bb00ccd4"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-162-98-4","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2013-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/ne-jemi-pafundesi-bb00cdbc#product","@type":"Product","description":"Romani Ne jemi pafundësi i autorit amerikan Stephen Chbosky është romani i tij i parë, botuar më 1999, është romani që rrëfen rritjen e njeriut, kalimin dhe për…","name":"Ne jemi pafundësi","sku":"978-9928-162-98-4","url":"https://botimepegi.al/books/ne-jemi-pafundesi-bb00cdbc","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/ne-jemi-pafundesi-bb00cdbc#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"800","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/ne-jemi-pafundesi-bb00cdbc","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/ne-jemi-pafundesi-bb00cdbc#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Ne jemi pafundësi","item":"https://botimepegi.al/books/ne-jemi-pafundesi-bb00cdbc","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/ne-jemi-pafundesi-bb00cdbc/ne-jemi-pafundesi.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/ne-jemi-pafundesi-bb00cdbc/ne-jemi-pafundesi.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/ne-jemi-pafundesi-bb00cdbc/ne-jemi-pafundesi.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/ne-jemi-pafundesi-bb00cdbc/ne-jemi-pafundesi.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
