---
title: "Nën hijen e kodrës së gjelave | Botime PEGI"
description: "Nën hijen e Kodrës së gjelave është një roman historik,i cili rrëfen lindjen e ndërgjegjes kombëtare të kombit leton, në kohën kur vendi ishte ende pjesë e Pera…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave-bb00ceaa"
meta:
  "og:description": "Nën hijen e Kodrës së gjelave është një roman historik,i cili rrëfen lindjen e ndërgjegjes kombëtare të kombit leton, në kohën kur vendi ishte ende pjesë e Pera…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave-bb00ceaa/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave.jpg"
  "og:image:alt": "Nën hijen e kodrës së gjelave"
  "og:title": "Nën hijen e kodrës së gjelave | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Nën hijen e kodrës së gjelave**

2020

![Nën hijen e kodrës së gjelave](https://botimepegi.al/uploads/books/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave-bb00ceaa/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave.jpg)

[Lexo faqet e para](https://botimepegi.al/uploads/books/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave-bb00ceaa/first-pages/nen_hijen_e_kodres_se_gjelave.html)

# **Nën hijen e kodrës së gjelave**

**800 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-310-25-5</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>236</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2020</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Anxhela Cikopano</dd></dl>

Nën hijen e Kodrës së gjelave është një roman historik,i cili rrëfen lindjen e ndërgjegjes kombëtare të kombit leton, në kohën kur vendi ishte ende pjesë e Perandorisë Ruse. Jemi në Rigë, në vitin 1905: pushteti i carit rus në perandorinë e tij të madhe po kërcënohet dhe qyteti baltik po tronditet nga revoltat punëtore, dhuna dhe pogromet. Revolucioni do të vërë kundër njëri-tjetrit edhe dy shokë fëmijërie dhe kodra ku janë rritur shndërrohet në skenën e një tragjedie. Një vit më pas, rrëmbimi i tre fëmijëve e shtyn policinë sekrete të carit të hetojë në rrethet revolucionare. Kush e ka kryer krimin? Për çfarë arsyeje? Përgjigjja do të presë në mes jetën e dy familjeve në një revolucion, ku të gjitha palët shndërrohen në viktima. Në roman, ndodhitë e protagonistëve gërshetohen me historinë e vendit, Letonisë, në kërkim të lirisë, në sfondin e revolucionit rus të 1905-s.Ngjarjet e asaj periudhe marrin një rëndësi të madhe në formimin e kombit, duke hedhur kështu bazat për formimin e shtetit të ardhshëm leton. Me aftësi të madhe, autori trajton tema të ndryshme: luftën dhe sakrificën e të rinjve letonë, të cilëve iu desh të rriten me ngut dhe që e paguan me gjak refuzimin e sundimit të huaj në tokën e tyre; dhunën e verbër dhe irracionale të masave fshatare që, në luftën kundër zotërinjve më shumë se drejtësinë, kërkonin hakmarrjen; antisemitizmi i tmerrshëm që zotëronte kudo te njerëzit, të pasur a të varfër qofshin, edhe mes atyre që kishin një rol institucional dhe duhej të përdornin më shumë logjikën; fati i hidhur i brezit të parë të mësuesve letonë, të shtypur gjatë regjimit racist që në atë mënyrë kërkonte jo vetëm të kthente rendin në provincat e robëruara, por edhe të godiste identitetin gjuhësor dhe kulturor të popullit leton, duke eliminuar fizikisht inteligjencën, intelektualët e vendit, ajo që kishte në mësimin e gjuhës mëmë një element thelbësor për ngritjen e shpirtit kombëtar.Nën hijen e Kodrës së gjelave është fitues i Çmimit Europian për Letërsinë, në vitin 2017.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave-bb00ceaa#webpage","@type":"WebPage","description":"Nën hijen e Kodrës së gjelave është një roman historik,i cili rrëfen lindjen e ndërgjegjes kombëtare të kombit leton, në kohën kur vendi ishte ende pjesë e Pera…","name":"Nën hijen e kodrës së gjelave","url":"https://botimepegi.al/books/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave-bb00ceaa","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave-bb00ceaa#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave-bb00ceaa"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave-bb00ceaa#book","@type":"Book","description":"Nën hijen e Kodrës së gjelave është një roman historik,i cili rrëfen lindjen e ndërgjegjes kombëtare të kombit leton, në kohën kur vendi ishte ende pjesë e Pera…","name":"Nën hijen e kodrës së gjelave","numberOfPages":236,"url":"https://botimepegi.al/books/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave-bb00ceaa","author":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-310-25-5","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2020-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave-bb00ceaa#product","@type":"Product","description":"Nën hijen e Kodrës së gjelave është një roman historik,i cili rrëfen lindjen e ndërgjegjes kombëtare të kombit leton, në kohën kur vendi ishte ende pjesë e Pera…","name":"Nën hijen e kodrës së gjelave","sku":"978-9928-310-25-5","url":"https://botimepegi.al/books/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave-bb00ceaa","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave-bb00ceaa#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"800","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave-bb00ceaa","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave-bb00ceaa#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Nën hijen e kodrës së gjelave","item":"https://botimepegi.al/books/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave-bb00ceaa","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave-bb00ceaa/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave-bb00ceaa/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave-bb00ceaa/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave-bb00ceaa/nen-hijen-e-kodres-se-gjelave.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
