---
title: "Rrethimi | Botime PEGI"
description: "Është Lufta e Parë Ballkanike, malazezët kanë rrethuar Shkodrën, kurse serbët kanë pushtuar tokat nga fusha e Zadrimës deri në Portin e Shëngjinit. Një qytet i…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/rrethimi-bb00ceec"
meta:
  "og:description": "Është Lufta e Parë Ballkanike, malazezët kanë rrethuar Shkodrën, kurse serbët kanë pushtuar tokat nga fusha e Zadrimës deri në Portin e Shëngjinit. Një qytet i…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/rrethimi-bb00ceec/rrethimi.jpg"
  "og:image:alt": Rrethimi
  "og:title": "Rrethimi | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Rrethimi**

Tom Kuka Enkel Demi • 2022

![Rrethimi](https://botimepegi.al/uploads/books/rrethimi-bb00ceec/rrethimi.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/sq/14426-rrethimi.html)

# **Rrethimi**

**Autor:**[Tom Kuka Enkel Demi](https://botimepegi.al/authors/tom-kuka-enkel-demi-bb00ccf8)

**1000 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-371-37-9</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>206</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2022</dd></dl>

Është Lufta e Parë Ballkanike, malazezët kanë rrethuar Shkodrën, kurse serbët kanë pushtuar tokat nga fusha e Zadrimës deri në Portin e Shëngjinit. Një qytet i tërë është zënë në grackë. Kush është brenda rrethimit, jeton nën rrebeshin e bombardimeve, të zisë së urisë dhe ngricës që s’ka zjarr ta shkrijë. Mbijetesa duket si mallkim, vdekja si shpëtim. Kolë Laca duhet të fotografojë këtë gjëmë. Aparati i tij nuk përjetëson vetëm kronikën e qytetit, por edhe fatin e tij. Trina do të ngrijë në pllakën e gurit që t’i shpëtojë besës. Një zë që qan nga gurët e kështjellës do të mallkojë fjalën e dhënë, gjë që e lë pa gjumë Esat Pashën, ndërsa Hasan Rizaja me murgun erëmirë kanë për ta treguar me gisht. Osja i Falltores do t’i shohë të gjitha, ndonëse i ndryrë brenda mureve të vetmisë. Në gjithë këtë lëmsh, endet Çerçiz Topulli në kërkim të armikut, pavarësisht se përballë i del veç i premtuari. Një rrëfim epik për qëndresën e një kombi përmes triumfit të dashurisë. Në parathënie, autori shkruan: “Ka qenë një fotografi, asgjë më shumë, thjesht një fotografi, e cila më futi në udhën e këtij libri. Ca vjet më parë, krejt rastësisht, falë atyre lundrimeve të kota në internet hasa në foton “Gjon Pali dhe e bija” të Kolë Macës. Vëzhgimi i kësaj skene nuk di pse më shkaktoi njëfarë pështjellimi që përzihej me mahnitjen. Ka qenë ky çast i mbramë që e troshiti aq fort kërshërinë time. \[...] E pashë veten si Kolë Maca i atij moti të zi që nuk zgjodhi ta shkruante kronikën e qytetit, por ta fotografonte. Natyrisht, mendja ime punon ndryshe, nuk rri dot e qetë pa bërë trillimet e saj, prandaj sajoi një histori krejt tjetër brenda këtij rrethimi të tmerrshëm.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/rrethimi-bb00ceec#webpage","@type":"WebPage","description":"Është Lufta e Parë Ballkanike, malazezët kanë rrethuar Shkodrën, kurse serbët kanë pushtuar tokat nga fusha e Zadrimës deri në Portin e Shëngjinit. Një qytet i…","name":"Rrethimi","url":"https://botimepegi.al/books/rrethimi-bb00ceec","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/rrethimi-bb00ceec#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/rrethimi-bb00ceec"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/rrethimi-bb00ceec#book","@type":"Book","description":"Është Lufta e Parë Ballkanike, malazezët kanë rrethuar Shkodrën, kurse serbët kanë pushtuar tokat nga fusha e Zadrimës deri në Portin e Shëngjinit. Një qytet i…","name":"Rrethimi","numberOfPages":206,"url":"https://botimepegi.al/books/rrethimi-bb00ceec","author":{"@type":"Person","name":"Tom Kuka Enkel Demi","url":"https://botimepegi.al/authors/tom-kuka-enkel-demi-bb00ccf8"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-371-37-9","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2022-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/rrethimi-bb00ceec#product","@type":"Product","description":"Është Lufta e Parë Ballkanike, malazezët kanë rrethuar Shkodrën, kurse serbët kanë pushtuar tokat nga fusha e Zadrimës deri në Portin e Shëngjinit. Një qytet i…","name":"Rrethimi","sku":"978-9928-371-37-9","url":"https://botimepegi.al/books/rrethimi-bb00ceec","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/rrethimi-bb00ceec#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1000","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/rrethimi-bb00ceec","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/rrethimi-bb00ceec#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Rrethimi","item":"https://botimepegi.al/books/rrethimi-bb00ceec","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/rrethimi-bb00ceec/rrethimi.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/rrethimi-bb00ceec/rrethimi.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/rrethimi-bb00ceec/rrethimi.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/rrethimi-bb00ceec/rrethimi.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
