---
title: "Spiuni që u kthye nga i ftohti | Botime PEGI"
description: "Në orët e para të mëngjesit të 13 gushtit të vitit 1961, trupat e Gjermanisë Lindore mbyllën me tel gjembaç sektorët perëndimorë të Berlinit dhe i ndanë me një…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti-bb00ceaf"
meta:
  "og:description": "Në orët e para të mëngjesit të 13 gushtit të vitit 1961, trupat e Gjermanisë Lindore mbyllën me tel gjembaç sektorët perëndimorë të Berlinit dhe i ndanë me një…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti-bb00ceaf/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti.jpg"
  "og:image:alt": "Spiuni që u kthye nga i ftohti"
  "og:title": "Spiuni që u kthye nga i ftohti | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Spiuni që u kthye nga i ftohti**

John Le Carré • 2020

![Spiuni që u kthye nga i ftohti](https://botimepegi.al/uploads/books/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti-bb00ceaf/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/sq/10209-spiuni-që-u-kthye-nga-i-ftohti.html)

# **Spiuni që u kthye nga i ftohti**

**Autor:**[John Le Carré](https://botimepegi.al/authors/john-le-carre-bb00cd03)

**1000 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-310-16-3</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>126</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2020</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Gjergj Kaftani</dd></dl>

Në orët e para të mëngjesit të 13 gushtit të vitit 1961, trupat e Gjermanisë Lindore mbyllën me tel gjembaç sektorët perëndimorë të Berlinit dhe i ndanë me një mur që nisi të ngrihej rishtas. Muri (germa nistore e madhe iu ngjit fjalës pothuaj aty për aty) do të qëndronte në këmbë plot 28 vjet e do të frymëzonte kërcënime të fuqishme ideologjike si vringëllimë kordhe, akte të panumërta heroizmi (që në të shumtën e rasteve rezultuan të kota), një simbol sintetizues për projekte filmike, si dhe një vepër të vyer letrare që i ka bërë vend vetes me popullaritetin e fituar. John le Carré ka thënë se ideja për “Spiunin që u kthye nga i ftohti” i lindi pasi shkoi enkas nga Boni për të parë Murin dhe, ç’është e vërteta, asnjë Botim tjetër nuk rezulton të jetë i lidhur aq ngushtësisht me të – linja e rrëfimit të romanit nis e përfundon tek ai mur, ku krahët e shtrirë të Limasit s’mund të jenë veçse shëmbëlltyra ikonike e Luftës së Ftohtë. Romani “Spiuni që u kthye nga i ftohti” i shkrimtarit britanik John Le Carré, botuar për herë të parë më 1963, është shndërruar tashmë në një klasik. Me njohuritë e tij të pakrahasueshme, mbledhur nga përvoja disavjeçare në radhët e Shërbimit të Fshehtë Britanik, Le Carré hedh dritë mbi marrëdhëniet e errëta të spiunazhit ndërkombëtar gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Në hijen e Murit të porsangritur të Berlinit, Alek Limas shikon t’i vritet edhe agjenti i fundit nga ushtarët e Gjermanisë Lindore. Për Limasin, një agjent britanik në Berlin, Lufta e Ftohtë ka mbaruar. Teksa pret të dalë në pension ose më keq akoma, t’i japin një punë të rëndomtë zyre, Kontrolli, kreu i Shërbimit, i jep një mundësi të rrallë për t’u hakmarrë. Limasi duhet të mveshë rolin e një agjenti perëndimor të zhgënjyer dhe të orvatet të futet në radhët e Shërbimit Sekret të Gjermanisë Lindore me qëllim rrëzimin e kreut të tij, Mundtit. Loja e dyfishtë, rreziku, zgjuarsia, gjakftohtësia, lufta e ftohtë mes dy kampeve armike deri në vdekje janë përshkruar me mjeshtëri nga John Le Carré. Në veprën e tij të jashtëzakonshme, historia e spiunazhit është një rrëfim i guximshëm dhe i tmerrshëm për njerëz që kanë mbetur peng të politikës përtej asaj çka imagjinonin.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti-bb00ceaf#webpage","@type":"WebPage","description":"Në orët e para të mëngjesit të 13 gushtit të vitit 1961, trupat e Gjermanisë Lindore mbyllën me tel gjembaç sektorët perëndimorë të Berlinit dhe i ndanë me një…","name":"Spiuni që u kthye nga i ftohti","url":"https://botimepegi.al/books/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti-bb00ceaf","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti-bb00ceaf#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti-bb00ceaf"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti-bb00ceaf#book","@type":"Book","description":"Në orët e para të mëngjesit të 13 gushtit të vitit 1961, trupat e Gjermanisë Lindore mbyllën me tel gjembaç sektorët perëndimorë të Berlinit dhe i ndanë me një…","name":"Spiuni që u kthye nga i ftohti","numberOfPages":126,"url":"https://botimepegi.al/books/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti-bb00ceaf","author":{"@type":"Person","name":"John Le Carré","url":"https://botimepegi.al/authors/john-le-carre-bb00cd03"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-310-16-3","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2020-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti-bb00ceaf#product","@type":"Product","description":"Në orët e para të mëngjesit të 13 gushtit të vitit 1961, trupat e Gjermanisë Lindore mbyllën me tel gjembaç sektorët perëndimorë të Berlinit dhe i ndanë me një…","name":"Spiuni që u kthye nga i ftohti","sku":"978-9928-310-16-3","url":"https://botimepegi.al/books/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti-bb00ceaf","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti-bb00ceaf#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1000","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti-bb00ceaf","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti-bb00ceaf#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Spiuni që u kthye nga i ftohti","item":"https://botimepegi.al/books/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti-bb00ceaf","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti-bb00ceaf/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti-bb00ceaf/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti-bb00ceaf/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti-bb00ceaf/spiuni-qe-u-kthye-nga-i-ftohti.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
