---
title: "Të padukshmet | Botime PEGI"
description: "\"Ky roman është rrëfimi i një historie vërtet të jashtëzakonshme, në një epokë kur lufta mes perëndimit dhe lindjes kish arritur kulmin. Shumë prej nesh e kanë…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/te-padukshmet-bb00cec3"
meta:
  "og:description": "\"Ky roman është rrëfimi i një historie vërtet të jashtëzakonshme, në një epokë kur lufta mes perëndimit dhe lindjes kish arritur kulmin. Shumë prej nesh e kanë…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/te-padukshmet-bb00cec3/te-padukshmet.jpg"
  "og:image:alt": "Të padukshmet"
  "og:title": "Të padukshmet | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Të padukshmet**

Lara Prescott • 2021

![Të padukshmet](https://botimepegi.al/uploads/books/te-padukshmet-bb00cec3/te-padukshmet.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/sq/11342-te-padukshmet.html)

# **Të padukshmet**

**Autor:**[Lara Prescott](https://botimepegi.al/authors/lara-prescott-bb00cd06)

**1400 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-310-62-0</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>389</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2021</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Gjergj Kaftani</dd></dl>

"Ky roman është rrëfimi i një historie vërtet të jashtëzakonshme, në një epokë kur lufta mes perëndimit dhe lindjes kish arritur kulmin. Shumë prej nesh e kanë lexuar “Doktor Zhivagon” e shkrimtarit rus Boris Pasternak, por pak e dinë historinë e botimit të këtij romani. Autorja Lara Prescott, që ka marrë emrin pikërisht nga protagonistja e “Doktor Zhivagos” vendos të na rrëfejë komplotin e fshehtë të CIA-s për botimin e këtij romani jashtë ish-BS dhe dërgimin e tij mu në zemër të Moskës. Aty ndërthuret e rrëfehet edhe historia e paligjshme e dashurisë mes Pasternakut dhe Olga Vsjevollodovnës, e cila përfundoi edhe në Gulag për këtë shkak. Në kulmin e Luftës së Ftohtë, dy vajza, në dukje më se të zakonshme, daktilografiste në CIA, zgjidhen mes shumë të tjerash dhe u besohet misioni më i lartë i jetës së tyre: të nxjerrin dorëshkrimin e romanit “Doktor Zhivago” nga Bashkimi Sovjetik, ku askush nuk guxon ta botojë, dhe të bëjnë të mundur që vepra madhore e Pasternakut të përhapet në të gjithë botën. Selli Forrester, joshëse dhe e sofistikuar, është një spiune eksperte që dhuntinë për mashtrim e ka përsosur përmes forcës së saj tërheqëse dhe hireve të mrekullueshme për t’u nxjerrë në shesh sekrete nga më të mëdhatë burrave të fuqishëm. Ndërsa Irina është krejt rishtare në këtë punë, por nën kujdesin e Sellit, mëson shumë shpejt si të fshihet e të bëhet e padukshme dhe të arrijë të nxjerrë jashtë vendit dokumente të rezervuara. Sekretare që shndërrohen në spiune, mes dashurisë dhe detyrës, mes sakrificave – frymëzuar nga historia e vërtetë e komplotit të CIA-s për të depërtuar në zemrat dhe mendjet e Rusisë Sovjetike jo nëpërmjet propagandës, por përmes historisë më të madhe të dashurisë së shekullit XX: “Doktor Zhivagos”. “Të padukshmet” është rrëfimi i një epoke të trazuar dhe i një aventure të jashtëzakonshme njerëzore, sentimentale dhe letrare. Homazh për një kohë kur “pandehnim se letërsia mund të ndryshonte rrjedhën e historisë”."

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/te-padukshmet-bb00cec3#webpage","@type":"WebPage","description":"\"Ky roman është rrëfimi i një historie vërtet të jashtëzakonshme, në një epokë kur lufta mes perëndimit dhe lindjes kish arritur kulmin. Shumë prej nesh e kanë…","name":"Të padukshmet","url":"https://botimepegi.al/books/te-padukshmet-bb00cec3","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/te-padukshmet-bb00cec3#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/te-padukshmet-bb00cec3"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/te-padukshmet-bb00cec3#book","@type":"Book","description":"\"Ky roman është rrëfimi i një historie vërtet të jashtëzakonshme, në një epokë kur lufta mes perëndimit dhe lindjes kish arritur kulmin. Shumë prej nesh e kanë…","name":"Të padukshmet","numberOfPages":389,"url":"https://botimepegi.al/books/te-padukshmet-bb00cec3","author":{"@type":"Person","name":"Lara  Prescott","url":"https://botimepegi.al/authors/lara-prescott-bb00cd06"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-310-62-0","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2021-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/te-padukshmet-bb00cec3#product","@type":"Product","description":"\"Ky roman është rrëfimi i një historie vërtet të jashtëzakonshme, në një epokë kur lufta mes perëndimit dhe lindjes kish arritur kulmin. Shumë prej nesh e kanë…","name":"Të padukshmet","sku":"978-9928-310-62-0","url":"https://botimepegi.al/books/te-padukshmet-bb00cec3","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/te-padukshmet-bb00cec3#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1400","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/te-padukshmet-bb00cec3","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/te-padukshmet-bb00cec3#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Të padukshmet","item":"https://botimepegi.al/books/te-padukshmet-bb00cec3","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/te-padukshmet-bb00cec3/te-padukshmet.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/te-padukshmet-bb00cec3/te-padukshmet.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/te-padukshmet-bb00cec3/te-padukshmet.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/te-padukshmet-bb00cec3/te-padukshmet.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
