---
title: "Tokë e thyer | Botime PEGI"
description: "Po të ktheheshim pas në kohë, në cilin çast do të ndaleshim për të ndryshuar rrjedhën e fatit? A mund të harrohet dashuria e parë, kur zemra nuk ka reshtur kurr…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/toke-e-thyer-bb00cf27"
meta:
  "og:description": "Po të ktheheshim pas në kohë, në cilin çast do të ndaleshim për të ndryshuar rrjedhën e fatit? A mund të harrohet dashuria e parë, kur zemra nuk ka reshtur kurr…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/toke-e-thyer-bb00cf27/toke-e-thyer.jpg"
  "og:image:alt": "Tokë e thyer"
  "og:title": "Tokë e thyer | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Tokë e thyer**

Clare Leslie Hall • 2025

![Tokë e thyer](https://botimepegi.al/uploads/books/toke-e-thyer-bb00cf27/toke-e-thyer.jpg)

# **Tokë e thyer**

**Autor:**[Clare Leslie Hall](https://botimepegi.al/authors/clare-leslie-hall-bb00cd31)

**1200 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-838-22-3</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>380</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2025</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Stefan Paloka</dd></dl>

Po të ktheheshim pas në kohë, në cilin çast do të ndaleshim për të ndryshuar rrjedhën e fatit?

A mund të harrohet dashuria e parë, kur zemra nuk ka reshtur kurrë së kujtuari?

Një verë. Një dashuri e ndaluar. Një e fshehtë që ndryshoi gjithçka. Për Beti Kenedin, ai çast është vera e vitit 1955, kur, pa e kuptuar, hyn në pronën madhështore të familjes Ulf dhe takohet rastësisht me Gabrielin. Ai është tetëmbëdhjetë vjeç, trashëgimtar i një familjeje të pasur dhe me rrugën të hapur drejt Oksfordit. Ajo, shtatëmbëdhjetë, nga një familje e thjeshtë dhe nxënëse në një shkollë murgeshash për vajza. Dy botë të largëta, por dy shpirtra që njohin njëri-tjetrin menjëherë: të dy vetmitarë, ëndërrimtarë, të dashuruar me letërsinë.

Ajo afërsi kthehet shpejt në dashuri — një ndjenjë e zjarrtë dhe e lirë si vera që i bashkoi. Por vera përfundon, e bashkë me të edhe gjithçka mes tyre.

Trembëdhjetë vjet më vonë, Beti nuk bën jetën që kishte imagjinuar. Nuk u bë kurrë shkrimtare dhe ende banon në fshatin e vogël, ku jeton me bashkëshortin e saj të dashur e shpirtmirë, Frenkun, në një martesë të qetë, por të ndërtuar mbi një marrëveshje të heshtur për të mos përmendur të kaluarën, e cila do të ringjallet në trajtën e Gabriel Ulfit. Ai kthehet papritur — tani një shkrimtar dhe figurë publike e famshme — dhe tok me të kthehen kujtimet, ndjenjat e pazbehura dhe sekretet e asaj vere të largët. Ndërsa jeta e Betit fillon të lëkundet, ajo përballet me një zgjedhje që e ndan ndërmjet dy dashurive.

Teksa Beti bëhet përsëri pjesë e jetës së Gabrielit, tensionet në qytezë rriten dhe sekrete e xhelozi të rënda nga e kaluara dalin në sipërfaqe, këtë herë me pasoja fatale. Ajo është e detyruar të bëjë një zgjedhje midis gruas që ka qenë dikur dhe gruas që është tani.

Një histori dashurie epike me ritëm dhe të papritura si një thriller, “Tokë e thyer” tregon për dashurinë e parë, gabimet që na plazmojnë dhe fuqinë për të nisur nga e para.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/toke-e-thyer-bb00cf27#webpage","@type":"WebPage","description":"Po të ktheheshim pas në kohë, në cilin çast do të ndaleshim për të ndryshuar rrjedhën e fatit? A mund të harrohet dashuria e parë, kur zemra nuk ka reshtur kurr…","name":"Tokë e thyer","url":"https://botimepegi.al/books/toke-e-thyer-bb00cf27","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/toke-e-thyer-bb00cf27#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/toke-e-thyer-bb00cf27"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/toke-e-thyer-bb00cf27#book","@type":"Book","description":"Po të ktheheshim pas në kohë, në cilin çast do të ndaleshim për të ndryshuar rrjedhën e fatit? A mund të harrohet dashuria e parë, kur zemra nuk ka reshtur kurr…","name":"Tokë e thyer","numberOfPages":380,"url":"https://botimepegi.al/books/toke-e-thyer-bb00cf27","author":{"@type":"Person","name":"Clare Leslie Hall","url":"https://botimepegi.al/authors/clare-leslie-hall-bb00cd31"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-838-22-3","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2025-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/toke-e-thyer-bb00cf27#product","@type":"Product","description":"Po të ktheheshim pas në kohë, në cilin çast do të ndaleshim për të ndryshuar rrjedhën e fatit? A mund të harrohet dashuria e parë, kur zemra nuk ka reshtur kurr…","name":"Tokë e thyer","sku":"978-9928-838-22-3","url":"https://botimepegi.al/books/toke-e-thyer-bb00cf27","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/toke-e-thyer-bb00cf27#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1200","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/toke-e-thyer-bb00cf27","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/toke-e-thyer-bb00cf27#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Tokë e thyer","item":"https://botimepegi.al/books/toke-e-thyer-bb00cf27","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/toke-e-thyer-bb00cf27/toke-e-thyer.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/toke-e-thyer-bb00cf27/toke-e-thyer.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/toke-e-thyer-bb00cf27/toke-e-thyer.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/toke-e-thyer-bb00cf27/toke-e-thyer.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
