---
title: "Tre ujqit e vegjël | Botime PEGI"
description: "\"Një Botim me të vërtetë plot humor, që i referohet përrallës së njohur “Tre derrkucët”. Tashmë, rolet janë ndërruar, ujku s’është më i ligu i përrallave dhe as…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/tre-ujqit-e-vegjel-bb00ceba"
meta:
  "og:description": "\"Një Botim me të vërtetë plot humor, që i referohet përrallës së njohur “Tre derrkucët”. Tashmë, rolet janë ndërruar, ujku s’është më i ligu i përrallave dhe as…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/tre-ujqit-e-vegjel-bb00ceba/tre-ujqit-e-vegjel.jpg"
  "og:image:alt": "Tre ujqit e vegjël"
  "og:title": "Tre ujqit e vegjël | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Tre ujqit e vegjël**

Evjenios Trivizas • 2019

![Tre ujqit e vegjël](https://botimepegi.al/uploads/books/tre-ujqit-e-vegjel-bb00ceba/tre-ujqit-e-vegjel.jpg)

[Lexo faqet e para](https://botimepegi.al/uploads/books/tre-ujqit-e-vegjel-bb00ceba/first-pages/tre_ujqit_e_vegjel.html) [ Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/sq/8478-tre-ujqit-e-vegjel-sc.html)

# **Tre ujqit e vegjël**

**Autor:**[Evjenios Trivizas](https://botimepegi.al/authors/evjenios-trivizas-bb00cce2)

**400 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-233-36-3</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>34</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2019</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Romeo Çollaku</dd></dl>

"Një Botim me të vërtetë plot humor, që i referohet përrallës së njohur “Tre derrkucët”. Tashmë, rolet janë ndërruar, ujku s’është më i ligu i përrallave dhe as derrkuci aq i mirë sa herët e tjera. Tre ujq, tashmë në moshën për të jetuar më vete, duan të ndërtojnë shtëpizën e tyre, mirëpo mëma i paralajmëron që të ruhen nga derri i keq dhe dinak, Runi-Runi. Si në përrallën klasike, ujqit e vegjël, përpiqen tri herë të ndërtojnë një shtëpi të fortë, por për çdo herë, derri i keq ua shkatërron atë. E megjithatë ata do të gjejnë një rrugëdalje, një zgjidhje surprizuese dhe të këndshme. Ndoshta fëmijët, që njohin historinë e vjetër, mund të çuditen dhe të pyesin “Po derrat nuk janë të fortë si ujqit. Si mund të jetë i rrezikshëm Runi-Runi?” Derri i madh dhe i keq personifikon njeriun e djallëzuar, personazhin që përpiqet, pa asnjë arsye të dukshme, të shkatërrojë e të prishë harenë. Në këtë metaforë, derri është përdorur si përfaqësues i errësirës që struket shpesh në shpirtin e njeriut, duke na kujtuar vagëllimthi “Fermën e kafshëve” të Oruellit. Siç do ta lexoni dhe vetë, në fakt, derri një arsye e ka dhe autori ka krijuar një fabul moderne që na lejon të reflektojmë mbi veten dhe mënyrën se si bashkëveprojmë me të tjerët. Ilustrimet në akuarel të Helen Oxenbury-t plotësojnë në mënyrë të përkryer tekstin e shkruar nga Trivizas. “Tre ujqit e vegjël” qe një nga librat më të shitur në Sh.B.A. dhe fitoi një sërë çmimesh dhe vlerësimesh letrare. Ai u shpall si një nga librat më të vlerësuar nga Shoqata e Librarëve Amerikanë (ALA Notable Book), libri më i mirë i Revistës së Bibliotekave Shkollore (School Library Journal) dhe fitoi çmimin e artë të përzgjedhjes së prindërve (Parents’ Choice Gold Award). Kjo vërtet është një përrallë për fëmijë të moshës 5-9 vjeç, por edhe të rriturit mund të nxjerrim mësimet e tyre nga historia e tre ujqve të vegjël. "

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/tre-ujqit-e-vegjel-bb00ceba#webpage","@type":"WebPage","description":"\"Një Botim me të vërtetë plot humor, që i referohet përrallës së njohur “Tre derrkucët”. Tashmë, rolet janë ndërruar, ujku s’është më i ligu i përrallave dhe as…","name":"Tre ujqit e vegjël","url":"https://botimepegi.al/books/tre-ujqit-e-vegjel-bb00ceba","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/tre-ujqit-e-vegjel-bb00ceba#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/tre-ujqit-e-vegjel-bb00ceba"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/tre-ujqit-e-vegjel-bb00ceba#book","@type":"Book","description":"\"Një Botim me të vërtetë plot humor, që i referohet përrallës së njohur “Tre derrkucët”. Tashmë, rolet janë ndërruar, ujku s’është më i ligu i përrallave dhe as…","name":"Tre ujqit e vegjël","numberOfPages":34,"url":"https://botimepegi.al/books/tre-ujqit-e-vegjel-bb00ceba","author":{"@type":"Person","name":"Evjenios Trivizas","url":"https://botimepegi.al/authors/evjenios-trivizas-bb00cce2"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-233-36-3","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2019-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/tre-ujqit-e-vegjel-bb00ceba#product","@type":"Product","description":"\"Një Botim me të vërtetë plot humor, që i referohet përrallës së njohur “Tre derrkucët”. Tashmë, rolet janë ndërruar, ujku s’është më i ligu i përrallave dhe as…","name":"Tre ujqit e vegjël","sku":"978-9928-233-36-3","url":"https://botimepegi.al/books/tre-ujqit-e-vegjel-bb00ceba","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/tre-ujqit-e-vegjel-bb00ceba#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"400","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/tre-ujqit-e-vegjel-bb00ceba","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/tre-ujqit-e-vegjel-bb00ceba#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Tre ujqit e vegjël","item":"https://botimepegi.al/books/tre-ujqit-e-vegjel-bb00ceba","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/tre-ujqit-e-vegjel-bb00ceba/tre-ujqit-e-vegjel.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/tre-ujqit-e-vegjel-bb00ceba/tre-ujqit-e-vegjel.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/tre-ujqit-e-vegjel-bb00ceba/tre-ujqit-e-vegjel.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/tre-ujqit-e-vegjel-bb00ceba/tre-ujqit-e-vegjel.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
