---
title: "Xhejn Er | Botime PEGI"
description: "I kritikuar nga shumë bashkëkohës si një roman që përmbante shtysa rebele, të pamoralshme dhe antifetare, Xhejn Er është sot një nga vepra më të kremtuara të të…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/xhejn-er-bb00ce5b"
meta:
  "og:description": "I kritikuar nga shumë bashkëkohës si një roman që përmbante shtysa rebele, të pamoralshme dhe antifetare, Xhejn Er është sot një nga vepra më të kremtuara të të…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/xhejn-er-bb00ce5b/xhejn-er.jpg"
  "og:image:alt": "Xhejn Er"
  "og:title": "Xhejn Er | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Xhejn Er**

Charlotte Brontë • 2014

![Xhejn Er](https://botimepegi.al/uploads/books/xhejn-er-bb00ce5b/xhejn-er.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/sq/1315-xhejn-er.html)

# **Xhejn Er**

**Autor:**[Charlotte Brontë](https://botimepegi.al/authors/charlotte-bronte-bb00cc95)

**1000 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-175-31-1</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>528</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2014</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Alina Karaulli</dd></dl>

I kritikuar nga shumë bashkëkohës si një roman që përmbante shtysa rebele, të pamoralshme dhe antifetare, Xhejn Er është sot një nga vepra më të kremtuara të të gjitha kohërave. I ekranizuar më shumë se çdo klasik i shekullit të XIX, Xhejn Er solli një revolucion në artin e rrëfimit. Falë tij, autorja Charlotte Brontë konsiderohet si një nga historianet e para të ndërgjegjjes individuale dhe pararendësja letrare e shkrimtarëve si Joyce dhe Proust. Kjo është historia e një jetimeje të zgjuar dhe plot temperament, megjithëse trupvogël e shëmtaraqe. E abuzuar dhe e braktisur nga të afërmit e saj, heroina jonë lufton e patundur për një jetë të pavarur e dinjitoze. Xhejni do të kërkojë lumturinë me ngulmin e një shpirti rebel, por pa pranuar kurrë të bëjë kompromis me moralin e saj. Rrëfimi i apasionuar rrotullohet rreth historisë së dashurisë së Xhejn Erit me punëdhënësin e saj, Z. Roçester, një aristokrat arrogant dhe hijerëndë. Romani përshëndeste një figurë heroike të panjohur më parë; një figurë e cila, falë integritetit virtuoz, intelektit të mprehtë dhe këmbënguljes së palodhur, arrinte të çante përmes barrierave të klasave sociale për të fituar një pozicion të barabartë me njeriun që dashuronte. Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz e duan Xhejn Erin: ata mund të identifikohen me të. Ajo nuk është e bukur, shtatlartë apo e hijshme. Ajo është një vajzë fare e rëndomtë, nga ato që nuk bien në sy. E megjithatë ajo gjen lumturinë romantike. Është një përrallë për të pasigurtët, për të gjithë njerëzit e zakontë. I lavdëruar nga William Makepeace Thackeray si kryevepra e një gjeniu të madh, romani Xhejn Er konsiderohet ende sot, më shumë se një shekull më vonë, një nga veprat më të hijshme të letërsisë angleze.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/xhejn-er-bb00ce5b#webpage","@type":"WebPage","description":"I kritikuar nga shumë bashkëkohës si një roman që përmbante shtysa rebele, të pamoralshme dhe antifetare, Xhejn Er është sot një nga vepra më të kremtuara të të…","name":"Xhejn Er","url":"https://botimepegi.al/books/xhejn-er-bb00ce5b","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/xhejn-er-bb00ce5b#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/xhejn-er-bb00ce5b"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/xhejn-er-bb00ce5b#book","@type":"Book","description":"I kritikuar nga shumë bashkëkohës si një roman që përmbante shtysa rebele, të pamoralshme dhe antifetare, Xhejn Er është sot një nga vepra më të kremtuara të të…","name":"Xhejn Er","numberOfPages":528,"url":"https://botimepegi.al/books/xhejn-er-bb00ce5b","author":{"@type":"Person","name":"Charlotte Brontë","url":"https://botimepegi.al/authors/charlotte-bronte-bb00cc95"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-175-31-1","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2014-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/xhejn-er-bb00ce5b#product","@type":"Product","description":"I kritikuar nga shumë bashkëkohës si një roman që përmbante shtysa rebele, të pamoralshme dhe antifetare, Xhejn Er është sot një nga vepra më të kremtuara të të…","name":"Xhejn Er","sku":"978-9928-175-31-1","url":"https://botimepegi.al/books/xhejn-er-bb00ce5b","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/xhejn-er-bb00ce5b#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1000","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/xhejn-er-bb00ce5b","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/xhejn-er-bb00ce5b#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Xhejn Er","item":"https://botimepegi.al/books/xhejn-er-bb00ce5b","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/xhejn-er-bb00ce5b/xhejn-er.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/xhejn-er-bb00ce5b/xhejn-er.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/xhejn-er-bb00ce5b/xhejn-er.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/xhejn-er-bb00ce5b/xhejn-er.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
