---
title: "Ylber hëne | Botime PEGI"
description: "Adela është shoferja e autobusit të shkollës; çdo ditë ajo sfidon pllajën e lartë malore duke shoqëruar në shkollë disa fëmijë që jetojnë në shtëpi të izoluara.…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/ylber-hene-bb00ce29"
meta:
  "og:description": "Adela është shoferja e autobusit të shkollës; çdo ditë ajo sfidon pllajën e lartë malore duke shoqëruar në shkollë disa fëmijë që jetojnë në shtëpi të izoluara.…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/ylber-hene-bb00ce29/ylber-hene.jpg"
  "og:image:alt": "Ylber hëne"
  "og:title": "Ylber hëne | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Ylber hëne**

Emmanuelle Pagano • 2017

![Ylber hëne](https://botimepegi.al/uploads/books/ylber-hene-bb00ce29/ylber-hene.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/sq/4738-ylber-hene.html)

# **Ylber hëne**

**Autor:**[Emmanuelle Pagano](https://botimepegi.al/authors/emmanuelle-pagano-bb00cca7)

**600 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-99928-228-58-1</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>176</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2017</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Edmond Tupja</dd></dl>

Adela është shoferja e autobusit të shkollës; çdo ditë ajo sfidon pllajën e lartë malore duke shoqëruar në shkollë disa fëmijë që jetojnë në shtëpi të izoluara. Shtëpi që ngjajnë me fermën e fundit, ku ajo është rritur, e që një liqen artificial e ka fshirë nga faqja e dheut së bashku me fëmijërinë e saj. Atëherë, Adela ishte një djalë i vogël ose më saktë një vajzë në trupin e një djali. Kur u kthye në qytezë, pas operacionit të saj, askush nuk e njohu. Njerëzit e mirëpritën dhe i dhanë punë. Ajo tashmë punon si shoferja e autobusit të shkollës, merr e çon rreth dhjetë fëmijë e adoleshentë, disa vëllezër e motra, historitë e të cilëve përzihen me të sajën. Vajzat e reja që ajo shoqëron me autobus janë një pasqyrë e dhimbshme: njëra ngjason shumë me adoleshenten që Adela do të kishte dashur të ishte, gazmore, sensuale, e dashuruar; një tjetër është një motër e madhe,shumë e kujdesshme ndaj vëllait të vogël. Adela nuk ka qenë kurrë motra e madhe. Akseli, vëllai i vogël, nuk e kupton. U bënë dhjetë vjet që ai nuk pranon ta takojë e as ti flasë, derisa një aksident në punë e detyron të shtrohet në spital. Bashkë me dorën, edhe diçka tjetër brenda tij është thyer e dialogu mes tyre nis sërish. Ky roman është analizuar edhe nga akademikë të ndryshëm ndërkombëtarë, që studiojnë përfaqësimet e transgjinorëve në kulturë. Ai është fitues i Çmimit Europian të Letërsisë (2009), i çmimit Télérama/France Culture, i Çmimit Lavinal të Pranverës së Lexuesve, i Çmimit të Librarëve Francezë, i çmimit Marguerite Audoux, i çmimit Rosine Perrier e të tjerë.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/ylber-hene-bb00ce29#webpage","@type":"WebPage","description":"Adela është shoferja e autobusit të shkollës; çdo ditë ajo sfidon pllajën e lartë malore duke shoqëruar në shkollë disa fëmijë që jetojnë në shtëpi të izoluara.…","name":"Ylber hëne","url":"https://botimepegi.al/books/ylber-hene-bb00ce29","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/ylber-hene-bb00ce29#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/ylber-hene-bb00ce29"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/ylber-hene-bb00ce29#book","@type":"Book","description":"Adela është shoferja e autobusit të shkollës; çdo ditë ajo sfidon pllajën e lartë malore duke shoqëruar në shkollë disa fëmijë që jetojnë në shtëpi të izoluara.…","name":"Ylber hëne","numberOfPages":176,"url":"https://botimepegi.al/books/ylber-hene-bb00ce29","author":{"@type":"Person","name":"Emmanuelle Pagano","url":"https://botimepegi.al/authors/emmanuelle-pagano-bb00cca7"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-99928-228-58-1","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2017-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/ylber-hene-bb00ce29#product","@type":"Product","description":"Adela është shoferja e autobusit të shkollës; çdo ditë ajo sfidon pllajën e lartë malore duke shoqëruar në shkollë disa fëmijë që jetojnë në shtëpi të izoluara.…","name":"Ylber hëne","sku":"978-99928-228-58-1","url":"https://botimepegi.al/books/ylber-hene-bb00ce29","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/ylber-hene-bb00ce29#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"600","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/ylber-hene-bb00ce29","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/ylber-hene-bb00ce29#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Ylber hëne","item":"https://botimepegi.al/books/ylber-hene-bb00ce29","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/ylber-hene-bb00ce29/ylber-hene.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/ylber-hene-bb00ce29/ylber-hene.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/ylber-hene-bb00ce29/ylber-hene.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/ylber-hene-bb00ce29/ylber-hene.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
