Page 90 - Demo
P. 90
Fjalorthiargëtohem – kënaqem me diçka.barna – lëndë të përgatitura posaçërisht për mjekimin apo parandalimin e një sëmundjeje.eci – bëj hapa në drejtime të ndryshme.garë – ndeshje ndërmjet skuadrave ose lojtarëve ku bëhen të gjitha përpjekjet për të fituar vendin e parë. gjimnastikë – ushtrime që bëhen për të kalitur trupin. hedh – e lëshoj diçka me forcë larg vetes.higjienë – rregulla dhe masa praktike që shërbejnë për ruajtjen e shëndetit.i/e shkathët – i/e shpejtë në veprimet që bën.kërcej – lëviz duke u hedhur në një drejtim të caktuar.mikrobet – gjallesa shumë të vogla.palestër – sallë e madhe, e pajisur me vegla të posaçme për të zhvilluar ushtrime gjimnastikore dhe lojëra.pozicion – mënyra e mbajtjes së trupit kur bëjmë lëvizje të ndryshme. rrezik – gjendje e vështirë, në të cilën dikujt mund t’i ndodhë një dëm i madh.sinjal – shenjë që jepet për të nisur lojën.skuadër – grup lojtarësh.

