Page 157 - Demo
P. 157
155(i) barabartë kur një gjë ose numër ka të njëjtën vlerë me një tjetër.barazim shënim me numra dhe shenja të veprimeve matematikore, që ka dy anë me vlerë të barabartë ndërmjet tyre.bosht numerik vijë e drejtë, me ndarje të barabarta, ku shënohen numra të radhitur.dhjetëshe një grup prej dhjetë njësish; një dhjetëshe mbaron me zero.gjithsej duke i përfshirë të gjitha, si shumë e përbashkët.i zbritshmi numri nga i cili zbritet një numër tjetër.krahaso shqyrto njerëz, sende, numra etj., për të kuptuar ngjashmëritë dhe dallimet mes tyre.mbetje ajo që mbetet nga një e tërë, pasi kemi hequr një pjesë të saj.mbledh bashkimi i dy ose më shumë numrave apo i sasive, për të formuar një numër ose sasi më të madhe.mbledhje veprim në matematikë, nëpërmjet të cilit gjejmë shumën e dy ose më shumë numrave.mbledhor kështu quhet çdo numër që mblidhet me një numër tjetër.minus shenjë që tregon se duhet të heqim ose të zbresim një numër.më pak sasi apo masë më e vogël se ajo që përmendet më parë.më shumë sasi apo masë më e madhe se ajo që përmendet më parë.ndryshim përfundimi i zbritjes së numrave.ndërmjet në mes të dy numrave, dy objekteve etj.njësi emërtim tjetër për njëshet.Fjalori

