Page 187 - Demo
P. 187
Ngjarjettë mundura të pamundura185Fjaloribashkësi tërësi njësish ose elementesh, që kanë të paktën një cilësi të përbashkët.bosh kur diçka nuk përmban gjë brenda.çerek diçka e ndarë në katër pjesë, në mënyrë që çdo pjesë të ketë saktësisht të njëjtën vlerë apo sasi.çift një numër çift është çdo numër i shumëzuar me 2.ditë periudhë 24-orëshe (koha që i duhet Tokës për t’u rrotulluar rreth boshtit të saj).formë sipërfaqe e mbyllur nga të gjitha anët. Sipërfaqet mund të jenë figura 2D ose trupa 3D, simetrike ose josimetrike. gjatësi tregon sa e gjatë është diçka, nëpërmjet matjes së distancës midis dy pikave të saj fundore. gjej me përafrim gjej me mend sasinë, numrin ose vlerën.gjysmë diçka e ndarë në dy pjesë, në mënyrë që çdo pjesë të ketë saktësisht të njëjtën vlerë apo sasi. javë periudha kohore prej shtatë ditësh.katërkëndësh formë me katër brinjë të drejta, të cilat bashkohen në katër kënde.katror katërkëndësh, me katër brinjë të barabarta dhe katër kënde.kohë fjalë që tregon sa zgjat diçka, duke e matur me minuta, orë, ditë etj.kosto një sasi që duhet të paguhet ose të harxhohet për të blerë apo për të prodhuar diçka.kub trup (3D) me gjashtë faqe katrore të barabarta.kuboid trup (3D) me katër faqe anësore katërkëndore dhe me dy faqe fundore katërkëndore të barabarta.(e) lakuar një vijë paksa e përkulur. (i) lehtë përshkruan diçka me masë të vogël. E kundërta e kësaj fjale është i rëndë.madhësi tregon se sa e madhe është diçka.

