Page 188 - Demo
P. 188


                                    186mat gjej madhësinë, sasinë, gjatësinë, gjerësinë e diçkaje duke përdorur një mjet apo pajisje. metër njësi matëse që përdoret për të matur gjatësinë; një metër = 100 centimetra.monedhë njësi monetare prej metali. muaj viti ndahet në 12 muaj. Një muaj ka 28, 29, 30 ose 31 ditë.pamje i referohet sipërfaqes së sheshtë apo të lakuar të një forme të ngurtë (3D).para monedhë që shërben për të blerë diçka.peshoj gjej masën e diçkaje, pra përcaktoj sa e rëndë është. peshore pajisje për matjen e peshës sipas një shkalle; disa peshore matin në gram, disa të tjera në kilogram.përgjigje përfundimi i arritur nga zgjidhja e një probleme matematikore.plot kur diçka nuk ka hapësirë boshe brenda saj, themi që është plot.(i) rëndë tregon diçka që peshon shumë; që ka masë të madhe.rreth formë e sheshtë, e rregullt dhe e rrumbullakët (2D), e përbërë nga një vijë e vetme e lakuar.sferë formë e rregullt dhe e rrumbullakët e një trupi (3D), si një top.kulm pika fundore kur takohen dy ose më shumë brinjë të një forme të caktuar.tek kështu përcaktohet një numër që nuk mund të ndahet në mënyrë të barabartë në dy pjesë. trekëndësh formë e sheshtë (2D) me tri brinjë të drejta dhe me tri kënde. vendndodhje tregon vendin e saktë ku ndodhet dikush ose diçka.vit periudha kohore prej 365 ditësh (ose prej 366 ditësh). Koha që i duhet Tokës për të bërë një rrotullim të plotë rreth Diellit.vizore mjet për matjen e gjatësisë dhe për vizatimin e vijave të drejta.
                                
   182   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192