Page 5 - Demo
P. 5
HyrjePakoja e lëndës “Njeriu dhe natyra 1” për klasën e parë përbëhet nga Libri i nxënësit/es, Libri i mësuesit/es dhe Fletorja e punës. Ajo është hartuar në përputhje me kurrikulën e fushës “Shkencat e natyrës” dhe me programin e lëndës “Njeriu dhe natyra”. Libri i nxënësit/es është i organizuar në 4 tema. Përmbajtja e tyre trajtohet përgjatë njësive mësimore. Renditja e njësive mësimore është bërë në mënyrë të tillë që të mbështesë karakteristikat e zhvillimit moshor të nxënësve/eve. Çdo njësi mësimore ka të njëjtën strukturë organizimi, pasi zhvillon natyrshëm procesin e të menduarit te nxënësit/es. Fillimisht bëhet prezantimi me një element të njohur, mbi të cilin do të ngrihen pyetje e diskutime. Vijohet me “Veprimtarinë praktike”, ku nxënësit/et orientohen drejt kërkimit shkencor dhe nxjerrjes së përfundimeve. Rubrika “Mësuam se” synon të përforcojë njohuritë e trajtuara gjatë njësisë mësimore. Rubrika “Sa kam përparuar në këtë temë mësimore”, mund të përdoret për të vlerësuar nxënësit/et. Krahas librit, nxënësit/et përdorin paralelisht edhe Fletoren e punës. Ushtrimet e saj mund të punohen në klasë ose mund t’u caktohen nxënësve/eve si detyra shtëpie. Suksese!

