Page 73 - Demo
P. 73
gjallesë gjallesat rriten, kanë nevojë për ushqim, marrin ajër dhe nxjerrin mbetje.gjuhë pjesë e gojës që të ndihmon të shijosh ushqimin.gomë një material që përkulet lehtësisht.grupoj bëj bashkë gjëra që kanë diçka të ngjashme mes tyre.gur material i fortë dhe i patretshëm në ujë, por i thyeshëm. hidrocentral vendi ku me anë të ujit prodhohet rrymë elektrike.higjienë rregullat që i shërbejnë ruajtjes dhe përmirësimit të shëndetit.horizont vija ku duket sikur toka takon qiellin.kafshë qenie e gjallë, që ka aftësinë të lëvizë vetë dhe të ndiejë, por nuk është në gjendje të mendojë e të veprojë në mënyrë të ndërgjegjshme.kavanoz enë qelqi e rrumbullakët, me grykë të gjerë e me kapak.kërcej lëviz në mënyrë që të mos e prek tokën.kodër pjesë e ngritur e tokës me lartësi të vogël.kontinent pjesë toke shumë e madhe.krahasoj vëzhgoj sa janë të ngjashme dhe të ndryshme gjërat.kripë pluhur i bardhë që ia hedhim ushqimit për t’i ndryshuar shijen.kthehem ndryshoj drejtimin.71

