Page 74 - Demo
P. 74
lëkundem të lëvizësh para-mbrapa, si në një shilarës.(i) lëmuar i sheshtë, pa kokrriza.letër lloj materiali mbi të cilin shkruajmë.lëviz ndryshon pozicion.liqen masë ujore më e vogël se deti.lumë rrjedhë natyore uji. lupë qelq që i bën objektet të duken më të mëdha.magnet objekt që tërheq disa lloje metalesh.magnetik kur një material tërhiqet nga magneti.mal pjesë e ngritur e tokës me lartësi të madhe.materiale çdo send që përdoret si lëndë e parë për të prodhuar a për të ndërtuar diçka, materiale qelqi, plastike, druri etj.mbeturina materiale të mbetura që mund të ndotin mjedisin.mbroj kujdesem për diçka. Për shembull, për mjedisin.me shkëlqim duket i ndritshëm kur drita bie mbi të.metal një material që shpesh është i fortë dhe me shkëlqim.mikrobe qenie të gjalla që nuk mund t’i shohim me sy të lirë.mjedis vendi në të cilin jetojnë gjallesat.mot gjendja e kohës: me shi, borë, diell, erë, temperaturë.natyror një material që vjen nga natyra, pra nuk është prodhuar nga njeriu.ndotës material, që mund të shkaktojë dëme në mjedis.(i) ndryshëm diçka që nuk është njësoj me diçka tjetër.72

