Page 38 - Demo
P. 38


                                    36.2 Klasifikimi i materialeveMaterialet kanë veti dhe pamje të ndryshme. Ato i ndajmë në: metale dhe jometale.Metalet që përdoren për prodhimin e objekteve të ndryshme janë: alumini, çeliku, inoksi, ari. Në shtëpinë time kam objekte prej metali, si: gozhdë, vida, thekëse buke, makinë larëse, vegla pune etj. Metali është i fortë dhe i qëndrueshëm. Disa metale kanë ngjyrë gri ose të bardhë, disa të tjera kanë ngjyrë të verdhë ose të kuqe.Thekësja e bukës është zakonisht prej inoksi. Ajo është e veshur me plastikë, që të mos digjemi.Disa ushqime dhe pije kanë ambalazh metalik prej alumini. Ari është metal me ngjyrë të verdhë, i butë.Bizhuteritë në figurë janë prej ari.
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42