Page 100 - Demo
P. 100


                                    98Historia e artit është disiplina që studion veprat e artit të prodhuara përgjatë kohës nga qytetërime të ndryshme, që përshkruan karakteristikat e tyre dhe i bashkon në kategori, duke njohur stilet e përkatësitë e tyre kulturore. Për një kohë të gjatë historia e artit kishte të bënte vetëm me ato që quheshin “arte të bukura” (piktura, skulptura, arkitektura), por sot ajo përfshin edhe kulturën materiale, artet e aplikuara dhe prodhimin e objekteve të përdorimit të përditshëm. Në një emërtim më të gjerë “Arti pamor” përfshin të gjitha shprehjet estetike që kanë lidhje me perceptimin pamor.Kjo tematikë zhvillohet në 38 tema mësimore të trajtuara sipas rendit kronologjik ku krahas historisë së artit botëror trajtohet edhe historia e artit shqiptar. Çdo periudhë, qytetërim apo artist trajtohet në kontekstin historik për të qartësuar në këtë mënyrë marrëdhëniet midis shprehjeve të ndryshme artistike. Rubrika lexim vepre i kushtohet veprave shumë të njohura të artit: në pikturë, skulpturë, arkitekturë etj., dhe shërben për të zbuluar dhe për të reflektuar rreth përdorimit të gjuhës dhe të teknikave artistike të përdorura për realizimin e tyre. Nxitja drejt kërkimit individual të informacionit ka si qëllim aftësimin e nxënësit për të analizuar, për të krahasuar dhe për të interpretuar vepra dhe veprimtari të ndryshme artistike.TEMATIKARELACIONI ART-SHOQËRIMËSIMET 1-38Rezultatet e të nxënitNxënësi/ja: vëzhgon vepra nga vende dhe periudha të ndryshme të historisë së artit;përshkruan, analizon, interpreton dhe vlerëson vepra arti, objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe të kulturave të tjera, në kontekstin historik dhe në atë social-kulturor;argumenton dhe komunikon mendimin e tij mbi veprën;analizon dhe paraqet informacionin e mbledhur rreth veprave të artit, ngjarjeve artistike dhe objekteve të trashëgimisë kulturore. 
                                
   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104