Page 102 - Demo
P. 102
100Verifiko njohuritë e tuaGjykimi: Marrim një vendim rreth rëndësisë së veprës në historinë e artit.Duke iu referuar zbulimeve që bëjnë, historianët mund të marrin një vendim për rëndësinë historike të veprës së artit. Ata arrijnë në përfundimin se disa vepra janë më të rëndësishme se të tjerat, pasi u bënë shembuj të ideve dhe të teknikave të reja që frymëzuan artistët. Disa vepra arti kanë vlera pasi janë shembuj të shkëlqyer të zhvillimit të stilit personal të artistëve.Gjatë analizës së veprës, për të nxjerrë cilësitë artistike të saj (ato që dikton formalizmi) ne shohim se si janë organizuar elementet dhe kuptojmë marrëdhëniet midis tyre dhe përcaktojmë tiparet e veçanta të saj (sipas këndvështrimit historik). Gjatë interpretimit të veprës ne zbulojmë gjendjen, idenë dhe mesazhin që ajo përcjell, pra cilësitë e saj shprehëse (ato që dikton emocionalizmi). Në këndvështrimin historik, ne mësojmë se si artisti është ndikuar nga bota që e rrethon.Gjatë gjykimit të veprës, ne marrim një vendim rreth suksesit të saj. Në këndvështrimin historik ne marrim vendim për rolin dhe rëndësinë e saj në historinë e artit.Ky proces mund të duket i vështirë në fillim, por na ndihmon të mësojmë gjithnjë e më shumë nga veprat e artit dhe rreth tyre, duke përftuar njëkohësisht shumë mendime, ide dhe kënaqësi.Të përdorim hapat e historisë së artit Si ndërthuret Historia e artit me Kritikën e artit gjatë studimit të veprës hap pas hapiGjatë përshkrimit të veprës sipas këndvështrimit të kritikës së artit, ne zbulojmë çfarë ka në të, cilësitë përshkruese (ato që dikton imitacionalizmi) dhe elementet e gjuhës artistike (ato që dikton formalizmi), kurse, sipas këndvështrimi historik, zbulojmë kur, ku dhe nga kush është krijuar kjo vepër.Çfarë informacioni kërkon një historian arti për të përshkruar një vepër?Çfarë kuptojmë me termin stil?Çfarë bën një historian gjatë etapës së analizës së veprës?Kur interpretojnë një vepër arti, çfarë zbulojnë historianët?Duke u nisur nga vlerësimi i shembullit të veprës “Parabola e të verbërve”, ndaji të dhënat e mësipërme në katër etapa, përkatësisht: përshkrimi, analiza, interpretimi, gjykimi.Lexim vepre: “Parabola e të verbërve”Pikturat e Piter Brugel i vjetri (Pieter Bruegel) (1525-1569) në përgjithësi janë bazuar në periudhat e turbullta të Holandës gjatë shekullit XVI. Çfarë ka pasur në mendje ai, kur pikturoi “Parabola e të verbërve”? Pesë lypës të verbër shihen të ecin në rresht, teksa ndjekin udhëheqësin e tyre, i cili është penguar dhe ka rënë në kanal. Rrjedhimisht dhe të tjerët janë të paracaktuar të ndjekin fatin e tij të keq. Kjo vepër jep një mesazh simbolik, duke ilustruar proverbin që thotë: “Nëse i verbri udhëheq të verbrin, të dy mund të bien në batak”. Piktura mund të interpretohet si një paralajmërim për ata që ndjekin të tjerët verbërisht. Njerëz të tillë duhet të përgatiten të pësojnë të njëjtin fat. Lypësit e Brugel duket se në vend të rrugës së shpëtimit, ndjekin rrugën e udhëheqësit drejt një vuajtjeje të përjetshme. Në verbërinë e tyre ata tërheqin këmbët zvarrë, duke kaluar përpara kishës, e cila inkuadrohet mes pemëve dhe prapa shkopit të njërit prej të verbërve. Kanali ku ata mund të bien mund të nënkuptojë ferrin, fundin e vetëm të mundshëm të atyre që e lejojnë veten të udhëhiqen nga ligësia.Brugel mendon se asnjë nuk do të shpëtojë, as burri që ka varur një kryq të dukshëm në qafë.Ai është i vëmendshëm ndaj detajit, secili nga portretet ka një shprehje të veçantë. Brugel thekson nëpërmjet kontrastit dhe lëvizjes dhe i jep shumë rëndësi simbolizmit, duke u bazuar në një histori biblike. Të verbrit e tij janë pikturuar me detaje për t’u dhënë atyre më tepër vërtetësi.

