Page 103 - Demo
P. 103
101Arti prehistorik përfshin atë periudhë të zhvillimit njerëzor, që karakterizohet nga mungesa e dokumenteve të shkruara, mijëra vjet para Erës së Re. Kjo periudhë studiohet, duke u mbështetur në interpretimin e artefakteve dhe të gjetjeve arkeologjike. Ajo njihet si Periudha e Gurit, ndërsa periudhat kryesore të saj janë: Paleoliti (Epoka e Gurit të Lartë), Mezoliti (Epoka e Gurit të Mesëm) dhe Neoliti (Epoka e Gurit të Vonë).Paleoliti njihet si faza e parë e veprimtarisë krijuese të njeriut. Ajo është një periudhë e stërgjatë, nga 150 milionë vjet p.e.r., deri në 10 mijë vjet p.e.r., por vetëm në fazën e fundit të saj, gati 35 mijë vjet më parë shfaqen dhe “veprat e para të artit”. Ato paraqesin karakteristika të një aftësie shprehëse të dukshme si dhe një shije estetike të kërkuar. Siç vërehet, te këto vepra procesi krijues ndjek një vazhdimësi logjike zhvillimi, e cila ka zgjatur për mijëra vjet. Banesat e para natyrore të njeriut primitiv ishin shpellat. Dëshmitë e jetës së të parëve tanë, në to janë zbuluar në Altamira në Spanjë dhe në shpellat e Leskusë (Lasxcaus) në jugperëndim të Francës, në të cilat gjenden edhe imazhet më të bukura të asaj periudhe. Në to paraqiten me larmi ngjyrash figura bizonësh, kaprojsh, kuajsh të egër e gjedhësh. Ishte koha kur miti, magjia dhe shpirtërorja jetonin mes njerëzve si personazhe të vërteta. Fig. 1. Detaj nga pikturat e shpellës në Lasko, rreth 15 000 vjet p.e.r.MËSIMI 2 ARTI NËPREHISTORI Paleoliti Fig. 2. Venusi i Uillendorfit, gur, 28 000 - 25 000 p.e.r.Fig. 3. Piktura murale në Lasko, 15 000 p.e.r. Fig. 4. Shpella e duarve, Santa Kruz, ArgjentinëNdër format artistike primitive mjaft interesante janë edhe statujat e vogla apo figurat e tjera njerëzore, të gdhendura në kocka apo dru. Edhe pse të vogla në përmasa, format e tyre janë mjaft të sakta, gjë që të çon në mendimin se kemi të bëjmë me një traditë të trashëguar prej mijëra vjetësh. E tillë është “Venusi i Uillendorfit”, një nga figurat e shumta, që i kushtoheshin kultit të pjellorisë.

