Page 104 - Demo
P. 104


                                    102Neoliti Epoka e neolitit shënon kalimin nga gjuetia tek agrikultura, ndërsa zhvillimet më domethënëse të saj i shohim në Lindjen e Mesme rreth 8000 vjet p.e.r. Prej kësaj periudhe, një shembull i mirë vjen nga muri me kafka në qytetin e Xherikos pranë Detit të Vdekur, i cili daton 7000 vjet p.e.r. Bëhet fjalë për kafka të vërteta njerëzore, pjesa ballore e të cilave është mbuluar me allçi të pikturuar e sytë e zëvendësuar me guaska deti. Një tjetër qytet neolitik është ai i Catal Hoyuk, i cili ndodhet në Anatolia. Këto qytete antike, për vetë aftësinë e banorëve për të jetuar në grup, e kthejnë të gjithë këtë zonë në djepin e qytetërimit botëror. Njeriu filloi ta njohë më mirë mjedisin ku jetonte. Figurat që ai paraqet marrin formë më të qartë. Filluan të shfaqen shenja gjeometrike abstrakte, që tregojnë çfarë kanë të përbashkëta kafshët mes tyre. Kjo gjë ndodh edhe në paraqitjen e figurave të tjera, si: dielli, njeriu dhe objektet që e shoqërojnë, armët etj. Këto imazhe shërbejnë për të dokumentuar një ngjarje dhe për të përcjellë informacion. Vizatimet skematike shndërrohen në kode dhe janë forma e parë e shkrimit.Grupet e popullsive të kësaj periudhe dallojnë nga ato të mëparshmet, pasi mësuan të mbjellin e të korrin dhe të prodhojnë enë qeramike. Lidhjet mes grupit shtohen duke krijuar komunitete gjithnjë e më të forta. Ato ndërtuan vendbanime komplekse me materiale druri, tulla balte apo gurë. Format artistike të kësaj periudhe shënojnë përmirësim të dukshëm në teknikë edhe pse efekti shpirtëror i tyre është i ngjashëm me epokën e Paleolitit. Fig. 5. Figurë femre neolitike Fig. 6. Figurë femërore antropomorfe, kulti i pjellorisësë nënës tokë, periudha e neolitit Fig. 8. Dolmen Fig. 9. Dolmen dhe menhir në Kerivoret Fig. 10. Stonehenxh, AngliFig. 7 Kafkat e Xherikos, 7 200 p.e.r.Megalitet, format e para të arkitekturësNë të njëjtën periudhë në Evropë dallohen struktura guri të mëdha që njihen si monumente megalitike (nga greqishtja megas - i madh, lithos - gur). Këto struktura kishin lidhje me kultin e besimit e të vdekjes dhe njeriu i ndërtoi kur filloi të jetonte nëpër fshatra. Struktura më e famshme e këtij lloji është ajo e zbuluar në Angli, e njohur si Stonehenge, e cila daton 2000 vjet p.e.r. Struktura e gurtë është një altar ngritur si faltore për kultin e Diellit, dhe është e orientuar saktësisht aty ku lind dielli në solsticin e verës. 
                                
   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108