Page 105 - Demo
P. 105


                                    103Struktura të tjera ishin ato të ndërtuara për të ruajtur shpirtin e të vdekurit, si rojtare të botës së përtejme të quajtura dolmen dhe menhir. Forma të tilla me karakteristika të ndryshme u realizuan gati në të gjitha grupet e popullsive në të gjithë botën primitive.Kërkim informacioni në mënyrë individualeShenjat në prehistoriBëj kërkime në internet mbi pikturat e shpellave të periudhës së neolitit dhe të paleolitit për të nxjerrë shenja të ndryshme, si: figura kafshësh, njerëzish, figura abstrakte etj. Vizatojini në formë grafike, duke i ndarë dhe klasifikuar sipas figurave.Fig. 12. Pikturat e shpellës në Altamira, Spanjë, 20 mijë vjet p.e.r.Lexim vepre: Pikturat e shpellave prehistorike (Altamira, Lesku)Dhjetëra-mijëra vjet p.e.r. në muret e shpellave të krahinave franko-kantabirike janë zbuluar vizatime e piktura murale, të cilat klasifikohen si gjetjet më të vjetra të krijimtarisë artistike prehistorike. Ato janë imazhe kafshësh të egra, bizonësh, mamuthësh, drerësh, që janë vizatuar apo pikturuar me duar e me mjete pune primitive. Këto shpella, shërbenin si vende të shenjta dhe strehime, në të cilat gjahtarët e fiset primitive kryenin një pjesë të veprimtarisë së tyre të përditshme. Nëpërmjet këtij gjesti magjik, njeriu primitiv mendonte se do të siguronte sukses në gjuetinë e kafshëve të pikturuara. Cilat ishin format e para të krijimtarisë artistike njerëzore?Çfarë qëllimi kishin ato dhe cili ishte subjekti i tyre?Ku qëndron ndryshimi i formave artistike të zhvilluara në periudhën e neolitit nga ato të paleolitit?Verifiko njohuritë e tuaFig. 11. Stonehenxh, Angli, rikrijim artistik
                                
   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109