Page 106 - Demo
P. 106
104Në territoret e banuara sot nga shqiptarët, arti prehistorik identifikohet në periudhën e neolitit (7 deri në 4 mijë vjet p.e.r.). Kjo periudhë e rëndësishme ndahet në tri periudha: e hershme, e mesme dhe e vonë. Përgjatë kësaj periudhe, shoqëria njerëzore arriti të zhvillonte në nivele domethënëse bujqësinë, blegtorinë, qeramikën, tjerrjen, endjen, peshkimin, ndërtimin e banesave, si dhe përsosi veglat prej kocke e guri.Periudha e neolitit, 7000-4000 p.e.r. Në periudhën e neolitit, kur datojnë dhe gjetjet më të vjetra arkeologjike, njerëzit jetonin akoma në tarraca lumenjsh, në shpella, në banesa mbi dhe nën tokë. Planimetria e tyre ishte e thjeshtë, një ose dy dhoma me mure të thurura me thupra a kallama e më pas të lyera me baltë. Veprimtaria e tyre ditore përfshinte prodhimin bujqësor e blegtoral dhe gjuetinë. Format e artit të kësaj periudhe edhe pse primitive paraqesin mjaft interes. Ato frymëzohen nga imazhet njerëzore (antropomorfe) apo shtazore (zoomorfe). Format harmonike të vazove të realizuara me teknikën e poçerisë e tejkalojnë anën funksionale. Copëza qeramike janë të zbukuruara me motive gjeometrike: rrathë, trekëndësha apo linja të gërvishtura mbi sipërfaqe. Format artistike të kësaj periudhe priren drejt një skematizimi të ngjashëm dhe me zonat e tjera të banuara rreth Mesdheut. Paraqitja e figurave njerëzore, kryesisht femërore, lidhet me kultin e pjellorisë së Tokës Mëmë, i cili mbizotëroi për shumë kohë dhe në qytetërime të tjera, për shkak të lidhjes me jetën e përditshme. I rëndësishëm ishte dhe kulti i varrimit, i cili bëhej zakonisht pranë ose brenda vendbanimit, sepse besohej në karakterin e tij mbrojtës. Varrimi i fëmijëve bëhej në pozicionin kruspull, dëshmi e flijimit për vetë banesën. Fig. 1. Hyjnesha në fronFig. 2. Gjetje arkeologjike në VlashnjeFig. 3. Enë neolitike nga RunikuFig. 4. Instrument muzikor neolitik nga RunikuMËSIMI 3 ARTI PREHISTORIKNË KOSOVËVendbanimet neolitikeNdër sitet arkeologjike më të rëndësishme është vendbanimi shumështresor i Vlashnjës, i cili gjendet në sipërfaqen e sheshtë të një tarrace shkëmbore, në rrethinat e qytetit të Prizrenit. Shtresat e gjetura aty dëshmojnë periudhën e hershme të neolitit (kultura e Starçevës), të neolitit të vonë dhe të mesëm (kultura e Vinçës);

