Page 107 - Demo
P. 107


                                    105Fig. 5. Riton, enë kulti e neolitit të mesëmperiudhën e bakrit (që ndryshe njihet si eneoliti) dhe atë të mesjetës së hershme. Vendbanime të tjera neolitike janë: ai i Runikut që ndodhet në komunën e Skënderajt, ai i Varoshit që ndodhet në komunën e Ferizajt, ai i Zhitkocit që ndodhet në komunën e Zveçanit etj. Mjaft i rëndësishëm është edhe vendbanimi i Tjerrtorjes në Prishtinë, ku është gjendur dhe figura neolitike e njohur si figurina monumentale e Hyjneshës në Fron që daton rreth mijëvjeçarit IV-III p.e.r. Në fazën e fundit të neolitit, përgjatë mijëvjeçarit IV, u zhvillua periudha e njohur si periudha e Bakrit (3500 deri 2500 p.e.r.). Sitet arkeologjike më të rëndësishmet që e dëshmojnë atë janë lokaliteti shumështresor i Hisarit në Suharekë (Therandë) dhe ai i vendbanimit të Gadimes së Epërme në komunën e Lipjanit.Format artistike në epokën e bronzit Gjatë epokës së bronzit, në enët e qeramikës, vazhduan të përdoreshin motive të thjeshta gjeometrike, që krijonin një renditje linjash harmonike. Ndërthurja e formave gjeometrike me ngjyrë të kuqe apo kafe në këto enë, qenë majat e ornamentikës së epokës. Në periudhën e bronzit të vonë prodhimi i qeramikës përjetoi një rigjallërim të dukshëm. Enët u zhvilluan në formë e teknologji, muret e tyre u holluan dhe pjekja e tyre u bë kryesisht me ngjyra të çelëta: okër, e kuqe, gri në të blertë. Fillimisht e thjeshtë, kjo qeramikë vazhdoi të pasurohej me zbukurime të larmishme gjeometrike, ngjyrimi i të cilave nuk kryhej më pas pjekjes, por para saj. Fig. 6. Enë nga Hisari Fig. 7. Objekt antropomorf nga RunikuFig. 8. Shpata të tipit miken dhe disa armë nga Gllareva 1600-1200 p.e.rFig. 9. Byzylyk, shek VI-V p.e.r., Banja e PejësObjektet në epokën e Bronzit, 2500-1100 p.e.r Një ndër veçoritë themelore të kësaj periudhe ishte zbulimi i metalit të bronzit dhe përdorimi i tij në dobi të njeriut. Për këtë, padyshim ndihmoi pasuria e madhe e mineralit të bakrit. Me lindjen e metalurgjisë u zhvilluan objekte, si: sëpata, drapri, shpata, thika, apo majat e heshtave e të shigjetave. Gjithsesi, objektet e periudhës së bronzit nuk i zëvendësuan përfundimisht ato të periudhës neolitike. Objektet e metalta u përsosën për sa i përket pastërtisë së tyre dhe procesit të derdhjes, duke arritur një lulëzim të mirëfilltë. Mes tyre mund të përmendim: sëpatën “shqiptaro-dalmate” dhe imitimet egjeane ose ato me origjinë nga Evropa Qendrore, si: sëpata dytehëshe e tipit minoik, shpatat e gjata të tipit egjean, sëpatat e tipit kelt etj. Secila prej tyre dallon prej prototipit të vet nga veçoritë lokale që shfaq. Zhvillimi i metalurgjisë, solli ndryshime domethënëse edhe në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë. Epoka e bakrit dhe e bronzit u pasuan nga ajo e hekurit. Të tria bashkë njihen si periudha e metaleve. Në periudhën e bronzit vendbanimet kryesore janë lokaliteti i Gradishtës, i cili pozicionohet në pjesën perëndimore të maleve të pasura me xehe të Zhegovcit, në Gadimenë e Sipërme, si dhe ai i Hisarit që ndodhet në anën jugperëndimore të Suharekës, ai i Gllarevës, ai i Rugovës etj. 
                                
   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111