Page 108 - Demo
P. 108


                                    106Kërkim informacioni në mënyrë individualeKrahaso figurën femërore të “Hyjneshës në fron” me figura të tjera të periudhës së neolititKultin e pjellorisë të tokës mëmë e gjejmë të përhapur në shumë kultura prehistorike. Bëj kërkime dhe gjej imazhe të ndryshme të këtyre statujave të figurës femërore nga vende të ndryshme. Krahasoji për nga karakteristikat që paraqesin, periudha, materiali i punuar dhe forma. Realizo me plastelinë dy prej këtyre figurave për të kuptuar më mirë karakteristikat e përbashkëta dhe të veçanta të formës. (Shih fig. e \Fig. 10. Piktura shkëmbore e Vlashnjes, 4000-1000 p.e.rFig. 11. Monedhë argjendi e emetuar në vitin 55 p.e.r.,Ku banonin njerëzit përgjatë periudhës së neolitit dhe pse?Cilat ishin disa nga objektet e rëndësishme të periudhës së bronzit?Cilat ishin karakteristikat kryesore të artit gjatë periudhës së bronzit?Përmend disa vendbanime të periudhave që njohe. Përshkruaj pikturën shkëmbore të Vlashnjës.Verifiko njohuritë e tuaFig. 14. Figurinë e gjetur në Gjermani, rreth 35 000 p.e.r., fildishFig. 12. Figurinë e gjetur në Çeki, rreth 29 000 p.e.r., qeramikëLexim vepre: Piktura shkëmbore në Vlashnjë Zbukurimet e qeramikës përgjatë periudhës së neolitit të vonë, duket se përcillen dhe në sipërfaqe mbajtëse të tjera, siç është rasti i pikturës shkëmbore që u gjet rreth 1,5 km në perëndim të vendbanimit të Vlashnjës në fshatin fqinj Kobaj. Kjo pikturë e realizuar në sipërfaqen shkëmbore të Guvës së Mrrizit paraqet simbolin e pikturuar të spirales dhe figurën e drerit, me gjasa si pjesë integrale e një vendi-kult. Në tavanin e strehës së shkëmbit, janë vizatuar 8 spirale të madhësive të ndryshme të vendosura në grupe. Figura e drerit, ashtu si edhe spiralet, është e pikturuar me të kuqe dhe ka një paraqitje të thjeshtë e skematike. Në të njëjtin sit arkeologjik është zbuluar edhe një monedhë argjendi e emetuar në vitin 55 p.e.r., e cila peshon 3.72 gramë dhe ishte vënë në qarkullim për nder të Edilit të Kretës, Gnaeus Plancius.Fig. 13. Venusi i Uillendorfit, gur, 28 000 - 25 000 p.e.r.
                                
   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112