Page 109 - Demo
P. 109


                                    107Rreth mijëvjeçarit të katërt, midis lumenjve Tigër dhe Eufrat u zhvilluan qytetërimet e Mesopotamisë (nga greqishtja: “tokë midis lumenjve”). Përmbytjet e lumenjve e bënin tokën më pjellore duke favorizuar rritjen e prodhimit në agro-kulturë, për një numër njerëzish gjithnjë e në rritje. Në të njëjtën kohë ato impononin ndërtimin e pengesave (digave) dhe të kanaleve për kontrollin e ujërave sipas nevojave. Popullsia filloi të organizohej nga ana ekonomike dhe ajo sociale nëpërmjet ndarjes së detyrave dhe përqendrimit të pushtetit në duart e disa individëve që duhej të vendosnin për të tjerët.Qendrat e banimit që u shfaqën në Mesopotaminë Jugore, nuk ishin qytete si ato që njohim sot, por diçka e ngjashme me fshatin. Ato nuk i përgjigjeshin dot një ekonomie agrare gjithnjë e në rritje. Midis viteve 3500-3200 p.e.r. në Mesopotami filluan të lindnin qytetet e para. Rritja e prodhimit agrar solli nevojën e krijimit të rezervave ushqimore dhe domosdoshmërinë e një vendi për tepricat. Ky vend u bë zigurati, tempulli i priftërinjve, rreth të cilit u ndërtuan magazina ushqimore dhe banesa për funksionarët, çka çoi në zhvillimin e qytetit. Për të transportuar ushqimin në magazina u ndërtuan kanale dhe porte përreth ziguratit. Qytetet ishin të rrethuara me mure dhe hendekë, duke u bërë kështu rasti i parë në histori ku u krijua një ndarje midis mjedisit natyral dhe mjedisit qytetar të ndërtuar. Ndërtesat e pushtetit ndryshonin me ato të popullit të thjeshtë. Në Mesopotami u realizuan pallate madhështore dhe arritën shkëlqimin e tyre në mijëvjeçarin e dytë p.e.r., me Asirët, të zbukuruar me dekoracione dhe statuja. Vlen për t’u përmendur për madhështinë e tij edhe pallati i Darios në Persepoli.Në të gjitha qytetërimet u vu re një fuqi e përqendruar në duart e mbretit, i cili, në të njëjtën kohë, duhej të kishte edhe pushtet fetar. Mesopotamia pa formimin dhe ngritjen e popujve të ndryshëm: sumerët (3000 vjet p.e.r), akadët (2500 vjet p.e.r), babilonasit (1800 vjet p.e.r), asirët (1700 vjet p.e.r), medët (600 vjet p.e.r) dhe persianët (në gjysmën e dytë të shekullit VI).Fig. 1. ZiguratiMËSIMI 4ARTI NË MESOPOTAMI Lindja e qyteteve në Mesopotami Fig. 2. Qyteti në Mesopotami
                                
   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113