Page 11 - Demo
P. 11


                                    9Rendit disa nga format e artit që përbëjnë artin pamor.Përshkruaj çfarë është një artist pamor.A është procesi i krijimit në thelb i njëjtë për të gjithë artistët?Cilët janë faktorët njësues që e bëjnë procesin e krijimit të përbashkët për të gjitha veprat e artit?Shpjego përse ke zgjedhur të studiosh artin pamor.Verifiko njohuritë e tuaVEPRIMTARI Arti, vetvetja dhe shpirtiArtistë, kritikë dhe artdashës kanë shprehur mendimet e tyre mbi argumentin “arti, vetvetja dhe shpirti”. Formulo edhe ti një të tillë, duke përdorur njohuritë e mësimit dhe gjithçka di nga përvoja vetjake.“Ku dora shkon, syri e ndjek; ku syri shkon mendja e ndjek; ku mendja shkon, zemra e ndjek, dhe kështu lindi të shprehurit” shkrim sanskritisht “Kush punon me duar është një punëtor. Kush punon me duar dhe me mendje është një artizan. Kush punon me duar, me mendje dhe me zemër është artist.” Shën Françesko i Asizit (San Francesco d’Assisi)“Arti është bija e lirisë.” Frederik Shiler (Friedrich Schiller) “Çdo fëmijë është një artist. Problemi është se si të mbetet i tillë edhe kur të rritet.” Pablo Pikaso“Artin sekush e bën sipas mënyrës së vet, s'ka formulë për këtë.” Betim Muço“Kontributi im për botën është aftësia ime për të vizatuar. Do të vizatoj sa të mundem për sa më shumë njerëz dhe sa më gjatë të jetë e mundur. Vizatimi në thelb është i njëjtë me atë që ka qenë që nga koha e prehistorisë. Ai bashkon njeriun me botën. Ai jeton përmes magjisë.” Kith Hering (Keith Haring)“Unë punoj në një mënyrë meditative. Gjuha ime pamore është tërhequr nga e pavetëdijshmja ime dhe unë shpreh në punën time atë që nuk mund ta shpreh me fjalë.” Pat Xhentenar-Torli (Pat Gentenaar-Torley)Fjalori i duhur artistik është shumë i rëndësishëm, si në përdorimin e gjuhës pamore në krijim, ashtu edhe në procesin e leximit të veprave të artit. Për të kuptuar këto vepra, në mënyrë që të mund të mësojmë prej tyre, mund t’i referohemi metodave të studimit që përdorin kritikët dhe historianët e artit. 
                                
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15