Page 110 - Demo
P. 110
108Arti sumerSumerët, të vendosur në shekullin IV në jug të Mesopotamisë, krijuan qytetërimin e parë të historisë. Ata krijuan qytete të mëdha si dhe shpikën formën e parë të shkrimit të njohur, atë kuneiform (kunjor). Mjaft interesante dhe e rëndësishme është skulptura e rrumbullakët e me reliev. Përdorimi i materialeve të ndryshme, si: alabastri, allçia, gurët e zbukurimit, ari, bëri të mundur krijimin e veprave të rafinuara dhe të pasura me ngjyra. Objektet e gjetura në varret mbretërore në Ur dëshmojnë për lulëzimin e argjendarisë. Arti i PersianëveDëshmitë më të rëndësishme të artit persian i përkasin dinastisë së Akemeidëve (559-330 p.e.r), që bashkuan mbretërinë nga lumi Ind deri te lumi Nil. Në artin persian mbizotërojnë basorelievet që zbukuronin pallatet dhe shkallinat, të cilat paraqisnin procesione të njerëzve me pushtet dhe të rojeve mbretërore që i bëjnë nderime mbretit. Tepër origjinal paraqitet edhe përdorimi i tullave të qeramikës me smalt, si në figurën e harkëtarit. Në këto figura, të vendosura në një ritëm të rregullt, të bie në sy palëvizshmëria dhe njëtrajtshmëria.Arti figurativ në MesopotamiArti figurativ në Mesopotami nuk pati një zhvillim të njëjtë në qytetërimet e ndryshme që zunë rrënjë aty gjatë mijëvjeçarëve. Megjithatë mund të dallojmë disa nga karakteristikat e përbashkëta të shprehjeve të ndryshme artistike:• Veprat e artit ishin pothuajse gjithmonë të lidhura me ritet fetare dhe paraqisnin pushtetin e përqendruar.• Në artet figurative dhe arkitekturë mbizotëronin njëtrajtshmëria dhe simetria.• Në arkitekturë muret paraqiten solide me basorelieve me karakter dekorativ.• Veprat e artit shfaqnin shumëllojshmëri temash, si: sakrifica, lufta, skenat e gjuetisë dhe ndeshjet mes kafshëve.Fig. 3. Shkrimi kuneiform sumerFig. 5. Harkëtar persian, shek VI-V p.e.r Fig. 6. Pallati i Darios, Persepoli, Rojet, shek. VI-V p.e.r. Fig. 7. Pallati i Darios, Persepoli, shek. VI-V p.e.r.Fig. 4. Reliev, arti sumer

