Page 111 - Demo
P. 111
109Kërkim informacioni në mënyrë individualeZhvillimi i shkrimit kuneiform Rreth 3300 vjet p.e.r. sumerët filluan të përdornin simbolet e figurave të shënuara në pllakat prej balte për të mbajtur të dhënat e tyre. Shkrimi gdhendej në pllaka balte të butë me një shkop apo kallam (me majë). Më pas, balta thahej dhe shkrimi ngrinte aty. Shkrimi fillestar i sumerëve përbëhej nga figura ose piktograme të thjeshta. Me kalimin e kohës, shkrimi i sumerëve u zhvillua në formë shenjash dhe u quajt kuneiform (forma me majë). Vëzhgo imazhin e mëposhtëm ku paraqiten simbolet e figurave dhe mënyra e zhvillimit të tyre përgjatë kohërave. Për shembull, një vizatim i kokës së një personi, do të thoshte fjala \shkrimin kuneiform dhe përshkruaj mënyrën se si u zhvilluan simbolet e figurave në shenja.Lexim vepre: Statuja e GudesëGudeas, mbretit të Lagashit, iu kushtuan shumë statuja. Figurat karakterizohen nga një formë e mbyllur skematike dhe nga vëllimi i ngurtë. Skulptura e paraqitur këtu të krijon përshtypjen e një kolone. Këmbët e zbathura janë vendosur në mënyrë të atillë që të zgjasin figurën. Bien në sy duart e bashkuara si shenjë meditimi dhe sytë e mëdhenj të hapur, një element i njohur në skulpturën sumere.Si lindën qytetet në Mesopotami?Rendit disa nga karakteristikat e artit në Mesopotami.Në cilin qytetërim u zbulua shkrimi kuneiform?Cilat janë disa nga temat që përdoreshin në artin e Mesopotamisë?Verifiko njohuritë e tuaFig. 8. Statuja e Gudesë, mbret i Lagashit, 2141-2112 p.e.r.Fig.9..p.e.r“koka”“me ec”“dora”“elb”“buka”“uji”“dita”“zogu”p.e.r p.e.r p.e.r

