Page 112 - Demo
P. 112
110Qytetërimi egjiptian i ka fillimet e tij rreth 3200 vjet p.e.r. me bashkimin e Egjiptit të Sipërm dhe Egjiptit Arti i egjiptianëve të lashtë është shprehje e një hierarkie të rreptë mbi të cilën bazohej shoqëria. Në krye të saj qëndronte faraoni, pastaj klasa e fisnikëve dhe e priftërinjve, në fund klasa e artizanëve,e punëtorëve të tokës dhe skllevërit. Historinë e Egjiptit të lashtë e ndajmë në tri periudha: Mbretëria e Vjetër, Mbretëria e Mesme dhe Mbretëria e Re.piramidale, si rrugë për në përjetësi. Një pjesë e këtyre zbulimeve, tërësisht e paprekur nga koha, tregon se varri konceptohej një shtëpi për të vdekurin e mumifikuar, shtëpi e cila pajisej me të gjitha objektet e nevojshme për jetën e përtejme, si të ishte ajo tokësore.Pikturat murale të kësaj kohe tregojnë luftën mes Egjiptit të Poshtëm dhe Egjiptit të Sipërm, deri në bashkimin përfundimtar të vendit. Paraqitja e figurës së njeriutNë stilin egjiptian bie në sy paraqitja e imazhit në formë të kodifikuar, e cila duket sikur i bindet në mënyrë të verbër një rregulli themelor të paraqitjes së figurës. Figurat në artin egjiptian vendosen sipas rangjeve dhe privilegjeve të personazheve, ashtu si në jetën e vërtetë. Fillesat dhe tradita në artin egjiptianFig. 1. Varri i Sarenput IIFig. 2. Stela e Narmerit, 3100 p.e.r.Fig. 3. Afresk ku paraqitet mbreti Tutankhamen me perënditëegjiptiane Anubis dhe Nefthis.MËSIMI 5 ARTI EGJIPTIANtë Poshtëm për të përfunduar me pushtimin romak në vitet 30 p.e.r., dhe është konsideruar për shumë kohë si një nga shoqëritë më konservatore që kanë ekzistuar. Lumi Nil ishte elementi kryesor në organizimin e shoqërisë, në favorizimin e tregtisë, në prodhimin dhe bashkimin e së njëjtës kulturë. Gjatë Mbretërisë së Vjetër bëhet e njohur në Egjipt arkitektura mortore. Njohja e sotme e artit dhe e historisë së këtij qytetërimi vjen nga mbetjet e gjetura në varret e faraonëve, ndërtuara në forma Si shembull i paraqitjes së figurës njerëzore mund të shihet Stela e Narmerit (3100 vjet p.e.r.) ku dallohet faraoni (mbreti egjiptian) në momentin e bashkimit të vendit. Në të mbizotëron figura e tij pjesërisht në profil (portreti, këmbët), e pjesërisht në pamje ballore (trupi). Stela është e mbushur me simbole dhe hieroglifë që shpjegojnë triumfin e tij.

