Page 113 - Demo
P. 113


                                    111Një mënyrë e tillë e paraqitjes së figurës mbeti karakteristikë e pandryshuar për stilin e artit egjiptian për mijëra vjet të tjerë.Piramidat dhe lulëzimi i artit egjiptian Ndërtimi i piramidave arriti kulmin me formacionin piramidal të njohur ndryshe edhe si piramidat e Gizës. Ky formacion i përbëhet nga tri piramida të mëdha ku më e njohura është ajo e ndërtuar për faraonin Keops, ndërsa e dyta, e ngritur për faraonin Kefren ka përpara një strukturë shkëmbore të njohur si Sfinksi i madh (2530 vjet p.e.r.). Sa mistike aq edhe magjepsëse, kjo strukturë imponuese është gdhendur në shkëmb si një luan i shtrirë me kokë burri. Vepra të tilla shënuan përjetësinë e qytetërimit egjiptian dhe mahnitin edhe sot me madhështinë e tyre.Mbretëria e mesme, dallohet nga ngjarje të shumta politike që sollën sërish prirjen për ndarje të mbretërisë. Arti i kësaj periudhe dallon rrënjësisht nga ai i mëparshmi për trajtimin më “njerëzor” e më artistik të figurave, larg nga gjeometralizmi i stilit të mëparshëm. Mbretëria e re përfaqëson periudhën e tretë të historisë së qytetërimit egjiptian. Vendi i bashkuar sërish në formën e një perandorie, njeh një perandor të fuqishëm si Ramses II (1162 p.e.r.), i cili ngriti projekte madhështore arkitektonike. Varret arrijnë një madhështi të lavdishme, jo më thjesht në piramida, por tashmë me platformë arkitektonike në formë tempujsh. Një zhvillim të ri artistik stili egjiptian pati me faraonin Akhenaton, i cili promovon një konceptim të ri për të bukurën dhe paraqitjen e figurave. Kryevepër e kësaj periudhe mbetet Koka e mbretëreshës Nefertiti, e vitit 1360 p.e.r. Në këtë pikë artistët egjiptianë përcollën një këndvështrim të ri për formën, të çliruar nga ai statik tradicional. Pasardhësi i Akhenatonit ishte faraoni Tutankhamen, varri i të cilit u gjet i paprekur çka na jep edhe sot mundësinë për të kuptuar deri në ҫ’ pikë shkonte madhështia dhe shkëlqimi i artit egjiptian.Fig. 4. Piramidat e Egjiptit Fig. 5. SfinksiFig. 6. Maska e artë e Tutankhamunit, 1323 p.e.r.Fig. 8. Thutmose, Busti i Nefertitit, 1345 p.e.r. Fig. 7. Rameses II, i Madhi
                                
   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117