Page 114 - Demo
P. 114
112Kërkim informacioni në mënyrë individualeQytetet dhe aktivitetet artizanaleKërko (në enciklopedi, revista, internet) imazhe të kulturës egjiptiane, që përmbajnë informacione për punët dhe profesionet e ndryshme që kryheshin në këtë qytetërim.Lexim vepre: Piktura egjiptianeBasorelievi dhe piktura egjiptiane për shekuj me radhë mbeten të kushtëzuara nga një trajtim dydimensional i imazhit, prirje që e dallon artin egjiptian lehtësisht nga të gjitha format e tjera artistike të qytetërimeve përreth. Teknikat piktorike më të përdorura ishin dekoret murale dhe relievet shumëngjyrëshe. Ngjyrat e forta edhe pse nuk janë përdorur në mënyrë natyraliste, marrin vlerë simbolike. Të gjitha pikturat e tempujve dhe të varreve paraqesin tema ceremoniale, të ndryshme nga jeta politike, fetare e shoqërore e Egjiptit të lashtë. Shembulli i pikturës murale tregon disa skena me frymë fetare dhe civile. Ajo i përket Mbretërisë së Re në të cilën arti figurativ shprehet nëpërmjet paraqitjes së botës natyrore. Bimësia e paraqitur ndryshe nga figurat e njerëzve është reale, e pastilizuar.Në sa periudha e ndajmë historinë e artit egjiptian?Përshkruani paraqitjen e figurës së njeriut në artin egjiptian.Në shërbim të kujt ishte arti në Egjipt?Ku ndryshon qëllimi i ndërtimit të një vepre arti në qytetërimin egjiptian nga krijimtaria e njeriut primitiv?Përshkruaj karakteristikat e pikturës egjiptiane.Verifiko njohuritë e tuaVizatoji në formë skematike, duke ruajtur elementet karakteristike të gjuhës së tyre figurative. Kujdes, respekto detajet dekorative (krehjen, zbukurimet, veshjet etj.).Fig. 9. Nebamun duke gjuajtur për zogj Fig. 10. Pikturë murale egjiptiane Fig. 11. Piktura në Egjiptin e lashtëFig. 12. Artizanë egjiptianë

