Page 115 - Demo
P. 115
113Arti i Egjeut lulëzoi gjatë mijëvjeçarit të tretë e të dytë në tri qytetërime të veçanta në ishujt grekë të detit Egje: qytetërimi kikladik i formuar nga një grup ishujsh me të njëjtin emër; qytetërimi i Minosit, i quajtur kështu, sipas mbretit legjendar të Kretës dhe qytetërimi mikenas i zhvilluar në gadishullin helen.Këto skulptura që të kujtojnë idhujt primitivë të pjellorisë apo ato të zonjës Tokë paraqiten në forma e vëllime të thjeshtëzuara, larg natyralizmit dhe mjaft elegante. Figurat paraqiten nudo ndërsa në portret mungojnë tiparet e fytyrës, si: sytë, goja dhe i vetmi reliev plastik është hunda.Fig. 1. \Fig. 2. Figurinë nga qytetërimi kikladikFig. 3. Figurinë, portret nga qytetërimi kikladikFig. 4. Grup prej tri figurinash, periudha e dytëkikladikeMËSIMI 6 ARTI I EGJEUTQytetërimi i Kretës lindi nga përzierja e kulturës lokale dhe popullsisë së ardhur nga Orienti dhe u favorizua nga tregtia me Lindjen, Azinë e vogël dhe Egjiptin.Të njohura fillimisht vetëm nga tregimet e Homerit mbi luftën e Trojës, qytetërimet e zhvilluara në ishujt e Egjeut u zbuluan nga arkeologët në fund të shekullit XIX. Megjithatë, një pjesë e këtyre qytetërimeve janë akoma të mbuluara nga misteri, gjë që vjen edhe nga pamundësia e deshifrimit të shkrimit antik minoik. Freskia dhe spontaniteti janë karakteristika mjaft domethënëse të artit egjean.Qytetërimi kikladik u zhvillua mes viteve 2600-1100 p.e.r. si një qytetërim i lulëzuar artistik. Dëshmitë artistike të gjetura aty janë statuja mermeri, ndoshta idhuj të besimit të vendit. Gati të gjitha këto figura portretizojnë një figurë femërore të zhveshur, që qëndron në këmbë me duart e kryqëzuara në kraharor.

