Page 116 - Demo
P. 116
114Qytetërimi minoik është më i pasuri, më i çuditshmi dhe më i zgjaturi në kohë nga të gjitha qytetërimet egjeane. Ky qytetërim nuk paraqet një zhvillim stilistik të logjikshëm, pasi ai nis dhe mbaron gati i pandryshuar. Edhe pse ndihet ndikimi i artit egjiptian, i cili vjen si rrjedhojë e kontakteve që këto qytetërime patën, kjo periudhë dallohet për mënyrën origjinale të zhvillimit të artit. Arkitektura urbane qe mjaft e zhvilluar, përmendim këtu pallatin e mbretit Minos, i konceptuar si një labirint gjigant me një numër të madh dhomash. Mjaft prej këtyre dhomave të ulëta, dallohen dhe sot për dekorin elegant, ndërsa sallat mbaheshin nga mure të fortë e shtylla të drunjta. Skulptura minoike paraqet shpesh figurën femërore, si hyjnesha më e rëndësishme e kësaj kulture, e cila paraqitet e rrethuar nga dy gjarpërinj. Kjo figurë njihet si Hyjnesha e gjarpërinjve dhe shërben edhe si dëshmi artistike e periudhës së cilës i përket. Piktura minoike mund të dëshmohet nga pikturat murale që shpesh paraqesin subjekte detare, ku dallohen peshq e delfinë që notojnë në det. Qytetërimi mikenas Arti mikenas e merr emrin nga qyteti më i rëndësishëm që shtrihej në atë periudhë në gadishullin helen. Si një nga format më karakteristike të arkitekturës mikenase dallohet sistemi i varrimit në struktura konike ngritur me gur, struktura që patën lulëzimin e tyre më të madh rreth vitit 1300 p.e.r. Pikërisht në këto ndërtesa janë gjetur maska të arta apo të bronzta, që shërbenin për të mbuluar fytyrën e të vdekurit, si dhe mjaft objekte të përdorimit të përditshëm. Vazot e gjendura në këto varre janë disa nga objektet më të mrekullueshme të artit antik. Për të përcaktuar qartë origjinalitetin e tyre është e vështirë, pasi arti mikenas herë pas here paraqet ndikime nga burime të ndryshme të qytetërimeve përreth. Fig. 5. Perëndesha e Gjarpërinjve, stili minoikFig. 6. Peshkatar, afresk, stili minoik, 1500 p.e.r.Fig. 7. Vazo e dekoruar e stilit minoik, 1575-1500 p.e.r.Fig. 8. Detaj, \KnososFig. 9. Portret gruaje, afresk, Akropolimikenas, shek. XIII p.e.r.Fig. 10. Maska e vdekjes sëAgamemnonit, shek. XVI p.e.r.Fig. 11. Holli i pallatit të Knosit, rindërtim artistik

