Page 117 - Demo
P. 117


                                    115Lexim vepre: Zbulimet arkeologjike në KnosKnosi është qendra më e rëndësishme arkeologjike e epokës së bronzit në pjesën qendrore të ishullit të Kretës dhe njëkohësisht ajo është dhe një nga qendrat më të rëndësishme për qytetërimin minoik. Pallati i Knosit, lidhet fort me mitologjinë e Greqisë së lashtë si: Minosi, labirinti i ndërtuar nga Dedali, apo Tezeu dhe minotauri. Dihej prej vitesh që në atë hapësirë mund të gjendej qyteti i famshëm i Knosit. Fshatarët e zonës, ndërsa punonin tokën, nxirrnin shpesh në sipërfaqe objekte antike. I pari që nisi gërmimet ishte Minos Kalokerinos, një gërmues amator. Megjithatë, gërmimet e para profesionale i kreu arkeologu Artur Evans, i cili në atë kohë ishte drejtori i muzeut Ashmolean në Oksford. Gërmimet e tij nisën në vitin 1900 dhe u vazhduan më pas nga asistenti i tij D. Mekenzi. Deri në vitin 1903 gati i gjithë pallati ishte zbuluar, duke u kthyer në një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike të kohës, ndërsa Evans vazhdoi punën deri në vitin 1931. Më pas ai botoi veprën “Pallati i Minosit në Knos”, në katër vëllime. Kërkim informacioni në mënyrë individualeMiti i labirintitQytetërimi i Kretës lidhet me imazhin e labirintit. Ndoshta miti i referohet vetë pallatit të Knosit për mënyrën e organizimit të kalimeve (rrugëve) të tij. Kërko të dhëna mbi mitin e labirintit që lidhet me mbretin Minos, me Minotaurin, me Tezeun dhe Arianën.Fig. 12. \nga korridoret e zbuluaraFig. 13. Mbetjet arkeologjike në Knosos, Kretë Fig. 14. Mbetjet arkeologjike në Knosos, KretëFig. 15. Arti i Egjeut. Monedhë argjendi në Knosos ku paraqitet labirinti, 400 p.e.r. Cilat ishin qytetërimet e artit të Egjeut?Përshkruaj karakteristikat e figurinave të gjetura në qytetërimin kikladik dhe atë mikenas.Përshkruaj pallatin e Knosit.Verifiko njohuritë e tua
                                
   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121