Page 118 - Demo
P. 118
116Fiset ilire, trungu i të cilëve kish nisur të formohej që në periudhën e bronzit, populluan gjerësisht Ballkanin Perëndimor, gjatë gjithë periudhës së hekurit (periudhë që fillon rreth fundshekullit XII p.e.r.) Përveç interpretimit të të dhënave arkeologjike, në këtë periudhë na vijnë në ndihmë edhe informacionet e para historike të kohës.Arkitektura e fiseve ilireFillimisht, fiset ilire jetonin në fshatra me banesa të vogla rreth një banese kryesore dhe pranë tokave bujqësore. Gjatë epokës së hekurit, dolën në pah banimet e fortifikuara me mure, të njohura si kala, qyteza apo gradina. Kalatë e fortifikuara gjenden më tepër në Ilirinë e Jugut, e cila ishte më e ndikuar prej vendeve të Egjeut nga ana ekonomike dhe kulturore. Qytetet ilire ngriheshin shpesh në majë të kodrave, ndërsa gjurmët e tyre datojnë që nga shekulli V p.e.r. Këto forma të para të arkitekturës shfaqen në mure të ndërtuara me gurë të mëdhenj, shpesh të skalitur e pa lidhje llaçi. Mund të përmendim fortesën e Bellaçecit, e cila ka trajtë trapezoide me sipërfaqe të brendshme 70x50 metra. Rrethina e jashtme është disa hektarë dhe karakterizohet nga radhë ledhesh apo mure të thata të mbushura me gurë dhe dhé. Organizimi politik e jeta sociale e këtyre qendrave ishte e ngjashme me mjaft vende të tjera mesdhetare, por ruante edhe elementet origjinale të bashkësive fisnore. Formacione të rëndësishme për kulturën ilire ishin dhe kodërvarret, të njohura si Tuma. Ato në përgjithësi kanë përmasa prej 12 m deri në 18 m, ndërsa lartësia e tyre e ruajtur shkon deri në një metër. Në Kosovë ato numërohen me qindra dhe janë të shpërndara në thuajse të gjithë territorin.MËSIMI 7ARTI ILIR NË PERIUDHËN E HEKURIT Fig. 2. Tuma ilire, Istog DardaniFig. 1. Hartë e shpërndarjes së fiseve ilire

