Page 119 - Demo
P. 119
117Fig. 4. Përkrenare Ilire, Banjë e Pejës, shek. VI p.e.r.Arti në territoret ilire Qeramika Qeramika ilire e zhvilluar përgjatë periudhës së hekurit dallon për përmasat e vogla, por të përcjella në varietete e forma të shumta, mjaft të ndryshme nga njëri ekzemplar në tjetrin. Elementet plastike e stilistike që i bashkojnë këto objekte mundësohen nga përdorimi i gjerë i punimit me çark, ndërsa forma e tyre shpesh e sheshtë, herë-herë duket pak si e shtypur nga lart poshtë, me qafë të gjerë, trung konik dhe fund të sheshtë, ndonjëherë pak të zgjatur, me një si këmbëz për të qëndruar. Skulptura Edhe pse ruajtën mjaft nga elementet origjinale vendase, si arkitektura, ashtu dhe skulptura me artet e tjera të zhvilluara në qytetet ilire, u ndikuan nga arti helen që mbizotëronte përqark gjithë Mesdheut. Veprat më të hershme të skulpturës ilire, si dhe relievet, edhe pse u mbivendosen elemente helene, priren të paraqesin realitetin. Ato zhvillohen në plane të trasha, çka tregon lidhjen ende të fortë me teknikën e gdhendjes. Të tilla paraqiten dy statuja, ajo e një burri dhe e një gruaje, të cilat, edhe pse të dëmtuara në shumë pjesë të trupit e të kokës, dallohen për veshjen karakteristike ilire. Fig. 7. Fibula nga Banja e Pejës, 600-500 p.e.r.Fig. 8. Fibula nga Banja e Pejës, 600-500 p.e.r.Fig. 3. Enë nga Përçeva, shek. VI p.e.r. Fig. 5. Enë qeramikeFig. 6. Stoli nga tuma e Shirokës 700-600 p.e.rStolitë ilire Në periudhën e hekurit, sidomos mes shekujve VIII-VII p.e.r., arti i punimit të metaleve mori një zhvillim të ri. Vërehen ndryshime domethënëse në teknikën e punimit të armëve e të stolive, ku zbukurimet gjeometrike rriten në mënyrë të ndjeshme. Figura të ndryshme prej bronzi trajtojnë forma njerëzish, kafshësh apo shpendësh, por, përveç kësaj, në Iliri janë gjetur edhe shenja të përpunimit të bakrit, i cili ndoshta përdorej dhe si mjet shkëmbimi.

